• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Mbyllet me 5 çmime DSSH Junior në UET, pjesëmarrës nga universitetet shqiptare dhe evropiane

  • Date October 16, 2025

UET vijon traditën e nxitjes dhe mbështetjes së punës kërkimore të studentëve, përmes organizimit të eventeve shkencore dhe vlerësimit të tyre me çmime.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Ditët e Studimeve Shqiptare për Studiuesit e Rinj” solli në auditorin e Universitetit Europian të Tiranës kërkues nga universitetet shqiptare dhe ato evropiane. Nën tematikën ombrellë, “Ndërtimi i një të ardhmeje moderne”, u prezantuan 44 punime shkencore, 9 prej të cilave u përkisnin studentëve nga Kosova, Italia, Maroku, Turqia dhe Rumania.

Pas prezantimit të punimeve para pesë paneleve sipas fakulteteve përkatëse në UET, juria vlerësoi me Çmimin e Presidentit 5 punimet më të mira. Po ashtu, u shpërndanë certifikata për të gjithë pjesëmarrësit.

Zv. rektori për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, Prof. Dr. Kreshnik Bello tha se në DSSH Junior 2025 u prezantuan zërat e studiuesve të rinj, të cilët do të formësojnë demokracinë, arsimin, ekonominë, teknologjinë dhe shëndetësinë e së nesërmes.

“Jo vetëm që festojmë arritjet e studiuesve tanë të rinj, por në të njëjtën kohë, si universitet, riafirmojmë fuqimisht angazhimin tonë ndaj arsimit, kërkimit dhe inovacionit për një të ardhme më të mirë dhe më moderne. Kjo konferencë na kujton gjithashtu se e ardhmja është diçka që mund ta ndërtojmë së bashku”, ishin fjalët e Prof. Bello në hapje të ceremonisë për ndarjen e Çmimit të Presidentit.

Tashmë është kthyer në traditën e kësaj konference që në fund të prezantimit të punimeve, komisioni i çdo fakulteti përzgjedh punimin më të spikatur i cili vlerësohet më Çmimin e Presidentit. Vlerësimi bëhet në bazë të tematikës apo problemit të trajtuar, metodologjisë, performancës dhe novacionit të sjellë.

Presidenti i UET, Prof. Dr. Xhepa kujtoi se DSSH Junior lindi pas themelimit të Ditëve të Studimeve Shqiptare, konferenca shkencore ndërkombëtare që bashkon profesorë, studiues të njohur, shqiptarë apo të huaj nga universitetet partnere. DSSH Junior është komuniteti që i dedikohet studentëve, të cilët kanë aspirata dhe ambicie për të dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen e problematikave të caktuara aktuale në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë.

“Menduam se është shumë e rëndësishme të angazhohemi dhe të dëgjojmë mendimet e brezit të ri, kërkimet e reja. Brezi i vjetër krijon probleme dhe brezi i ri duhet t’i zgjidhë këto probleme”, u shpreh Xhepa.

Ai vlerësoi punimet pjesëmarrëse për të cilat tha se janë të shëndetshme në metodologji dhe ofrojnë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e teorisë dhe shkencës.

“Zakonisht të rinjtë vijnë me ide të reja, me energji dhe kanë motivimin për të punuar ndoshta në një mendësi të ndryshme dhe në një kontekst të ndryshëm për të adresuar sfidat reale me të cilat po përballemi si shoqëri”, theksoi Xhepa, ndërsa ndau më tej Çmimin e Presidentit.

Fituesit e këtij edicioni janë: Elisa Sallaku nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit; Rovena Derhemi nga Fakulteti Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare; Xhuljo Gjeçaj nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale; Joana Myrtaj nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës; Selena Çizmja nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Aplikuara.

Në sinkron me transformimet që po pëson shoqëria, pasojë e zhvillimeve teknologjike, tema e këtij edicioni kërkonte sjelljen e perspektivës së të rinjve mbi demokracinë, arsimin, ekonominë, teknologjinë dhe shëndetin në ndërtimin e një bote të re moderne.

Konferenca ishte e organizuar në pesë panele duke shkuar paralel me fakultetet e Universitetit Europian të Tiranës, të cilët orientojnë njëkohësisht fushën dhe temën e kërkimit shkencor.

Sipas paneleve përkatëse u trajtuan temat e mëposhtme: Paneli 1- Ekonomia drejt digjitalizimit dhe sfidat e qëndrueshmërisë; Paneli II- Sfidat e konsolidimit të demokracisë funksionale dhe sundimit të ligjit në Shqipëri; Paneli III- Inovacione dhe njohuri: Hulumtimi në shkencat humane, arsim dhe arte liberale; Paneli VI- Avancimi i arsimit në inxhinieri, teknologji dhe arkitekturë: Inovacioni, qëndrueshmëria dhe transformimi digjital; Paneli V- Shëndeti dhe kujdesi holistik.

Kryetare e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “DSSH Junior 2025” ishte rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Drita Kruja, me bashkëkryetarë profesorët: Prof. Dr. Kreshnik Bello dhe Dr. Johana Hajdini. Komiteti Shkencor ishte i përbërë nga dekanët e pesë fakulteteve të UET.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Rekord të diplomuarish në UET, afro 740 studentë të ciklit Master hedhin kapelat
October 16, 2025

You may also like

HHA_2002
Rekord të diplomuarish në UET, afro 740 studentë të ciklit Master hedhin kapelat
10 October, 2025
HHA_0637
UET nis bashkëpunimin me klinikën gjermane DRK Kliniken Berlin, trajnime dhe punësim për studentët e infermierisë
8 October, 2025
FLG11518
Faktor vendimtar në fatin e shqiptarëve, Ali Ahmeti nderohet në UET me titullin “Doctor Honoris Causa”
2 October, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy