• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Konferenca kombëtare në UET hedh dritë mbi sfidat e psikoedukimit të fëmijëve me zhvillim tipik dhe atipik në Shqipëri

  • Date June 11, 2025

Nga sfidat e edukimit të fëmijëve me zhvillim tipik, te ndërgjegjësimi që ekziston në shoqëri e më tej te puna që bëhet nga qendra të caktuara apo mes institucioneve, për të mundësuar dhe lehtësuar edukimin e fëmijëve me nevoja në zhvillim; konferenca e parë kombëtare e zhvilluar në Universitetin Europian të Tiranës solli studime, raste, analiza dhe rekomandime mbi një fushë të rëndësishme e mjaft të ndjeshme për shoqërinë tonë.

E organizuar nga Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, në bashkëpunim me Qendrën KODDI dhe Qendrën Neocortex Hub, kjo konferencë bëri bashkë studiues, psikologë, studentë, doktorantë e profesionistë të tjerë të fushës së psikologjisë dhe zhvillimit të fëmijëve. Në fjalën e hapjes, mikpritja e këtij eventi shkencor, përgjegjësja e Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, Prof. Dr. Erika Melonashi, e cilësoi konferencën shembull të mirë të bashkëpunimit të universitetit me anëtarët e tregut të punës për të dhënë një kontribut të shtuar për komunitetin.

Duke folur për idenë e realizimit të kësaj ngjarjeje, profesoresha theksoi se lindi krejt spontanisht nga bisedat me drejtueset e qendrave, njëkohësisht mikesha dhe Alumni të UET. Njohjen me aktivitetin dhe misionin e këtyre qendrave, Melonashi e quajti kontribut të kësaj konference, përtej gjetjeve mjaft interesante që vijnë nga studimet, vëzhgimet dhe rastet konkrete. “Realisht në Shqipëri punohet shumë me dhe për fëmijët, por rrallë organizohen aktivitete për atë çfarë bëhet në këto qendra”, theksoi ajo. Ndër të tjera, Melonashi sugjeroi që gjetjet e kësaj konference kombëtare të dalin në formën e një policy paper për të adresuar problematikat me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

Prof. Dr. Belina Budini, Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane Edukimit dhe Arteve Liberale, në fjalën e saj gjatë konferencës së Psikologjisë theksoi rëndësinë strategjike të partneritetit institucional me qendrat e këshillimit në nivel fakulteti si një komponent kyç për avancimin e kërkimeve dhe mësimdhënies me qasje praktike. Ajo nënvizoi se “bashkëpunimi i frytshëm në fushën e kërkimit shkencor dhe publikimet e përbashkëta ndërmjet akademikëve dhe praktikuesve jo vetëm që fuqizon profilin hulumtues të departamentit, por edhe kontribuon në zhvillimin e njohurive të aplikuara për komunitetin më të gjerë.”

Prof. Dr. Budini gjithashtu theksoi rëndësinë e praktikave profesionale si një urë lidhëse midis teorisë dhe praktikës, duke vlerësuar mundësitë që u ofrohen studentëve për t’u angazhuar në eksperienca të drejtpërdrejta në fushën e psikologjisë klinike dhe këshillimit. Sipas saj, “hartimi i politikave të bazuara në evidencë dhe rekomandimet që dalin nga artikujt shkencorë të botuar në revistën e fakultetit, “Polis”, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm institucional në avancimin e praktikave profesionale dhe të politikave publike në fushën e psikologjisë.” Ky angazhim për një dialog të vazhdueshëm midis akademisë dhe praktikës, siç shprehet Dekania, është themelor për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj disipline në Shqipëri.

Gjatë tre sesioneve të punimeve referuan një sërë emrash të njohur të fushës. Dr. Migen Sulaj, drejtuesja e Koddi, qendër e zhvillimit me histori gati 20-vjeçare në trajtimin e fëmijëve nga 15 muaj deri në 14 vjeç, tha se sfidat e psikoedukimit të fëmijëve me nevoja të veçanta apo me aftësi të kufizuara, është një fushë jo shumë e eksploruar dhe që ka nevojë për suport të jashtëzakonshëm.

Në bashkëpunim me dy koleget e saj, Alerda Cani dhe Emanuela Mehmetaj, Dr. Sulaj prezantoi gjetjet e studimit për kuptimin e fëmijëve me autizëm, të realizuar në nivel kombëtar me 455 pjesëmarrës, të cilët konkluduan se kanë njohuri për çrregullimet e zhvillimit të fëmijëve, por e cilësuan një fushë të vështirë që kërkon më tepër mbështetje të jashtme.

Klevisa Kapo, themeluese dhe drejtuese e Neocortex Hub, një qendër zhvillimi për fëmijët, e cila ofron gjithashtu afterschool dhe kurse të larmishme, foli për metodat efikase të edukimit te fëmijëve në institucionet arsimore. Ajo u përqendrua te gjetjet e nxjerra nga intevistimi i prindërve të fëmijëve që frekuentonin këtë qendër, duke vlerësuar mbështetjen dhe të mësuarit inovativ, si një elementë të rëndësishëm për mirëqenien psikologjike të fëmijëve.

Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska, pedagog në UET, në bashkëpunim me kolegun e tij, Zenel Sina, foli për sidat e përfshirjes së fëmijëve me prapambetje të lehtë mendore në arsimin fillor, duke theksuar se edukimi gjithëpërfshirës ndihmon jo vetëm fëmijët me aftësi të kufizuara, por edhe nxënësit e tjerë që të zhvillojnë aftësi humaniste e njëkohësisht mësuesit që të rrisin kualifikimet e tyre. Sesioni i parë u mbyll me prezantimin e studimit të Dr. Migena Sulaj dhe Algreta Cani, sa i përket qasjes së mësuesve mbështetës ndaj fëmijëve me autizëm në edukimin gjithëpërfshirës në Shqipëri.

Sesioni i dytë u moderua nga psikologia Stela Kapo, e diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, e cila referoi gjithashtu punimin me temë “Niveli i bashkëpunimit të prindërve me aktorët e sistemit arsimor (mësues-psikolog) në procesin e mirë edukimit të fëmijëve, në kontekstin shqiptar”.

Pedagogia e UET, Dr. Elsida Sinaj ndau përvojat dhe sfidat e prindërve në psikoedukimin e fëmijëve me zhvillim atipik në Shqipëri. Po një çështje kaq aktuale dhe e mprehtë në realitetin shqiptar, u trajtua nga dy pedagoget e tjera Briseida Andoni dhe Etleva Haxhihyseni. Ato trajtuan ndikimin e teknologjisë, modeleve të reja dhe të pritshmërie sociale në ndërtimin e një disipline pozitive në familjet moderne.

Emanuela Mehmetaj solli një studim për edukimin gjithëpërfshirës dhe çrregullimet fontetike te fëmijët, shkaqet dhe mënyrat e trajtimit. Studimi i radhës në bashkautorësi, mes studentes Sara Pjetrushaj dhe perdagoges Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi, analizoi shërbimet e përkujdesit të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri, duke u ndalur të problematikat, pamjaftueshmërinë dhe metodat që përdorin për trajtimin e çrregullimeve të ndryshme. Se si ndikon stili i prindërimit te krijimi i vetëvlerësimit i fëmijëve u trajtua më tej nga Elisja Rexho.

Sesioni i tretë, i moderuar nga psikologia shkollore, Msc. Alerda Cani, solli punime mjaft interesante për zhvillimin e fëmijëve me aftësi atipike. Kështu, psikologu klinik, Bruno Ferra, i diplomuar në UET, prezantoi një studim pilot të mbështetur në përvojën e tij në TUMO Tirana, që eksploronte mundësitë e edukimit alternativ në zhvillimin psikoedukativ të fëmijëve me zhvillim tipik dhe atipik. Një studim aspak i hasur dhe i munguar në realitetin shqiptar ishte ai i Dr. Migen Sulaj dhe Adelina Sulejmani, i cili kishte të bënte me sjelljet seksuale te fëmijët me autizëm të moshës 5-15 vjeç, duke u ndalur te sfidat e edukimit rreth këtyre temave e më tej te implikimet praktike.

Mirjeta Doçi solli më tej studimin e kryer për të vlerësuar identifikimin, vlerësimin dhe mbështetjen psiko-sociale dhe edukative të fëmijëve me paaftësi intelektuale. Punimi i radhës i paraqitur në konferencë, nën autorësinë e Sara Shkodra dhe Olta Nakuçi u ndal te sfidat që hasin mësuesit ndihmës në arsimin fillor gjithëpërfshirës, gjatë mbështetjes së një fëmije me çrregullim të komunikimit social dhe ADHD.

Migen Sulaj dhe Raina Babaramo trajtuan më tej rastin studimor të një fëmije në parashkollor dhe ndikimin e terapisë ABA te menaxhimi i sjelljeve të tij sfiduese, për t’u ndalur më tej edhe te nevoja e trajnimit të edukatoreve për të kuptuar dhe trajtuar raste të tilla.

Studimi që përmbylli punimet e kësaj konference të parë në UET erdhi nga dy pedagogët e këtij universiteti, Dokt. Marjo Shabanaj dhe Bora Sulka, të cilët trajtuan në punimin e tyre çështjen e obezitetit, shkaqet dhe faktorët, e mbi të gjitha ndikimin psikosocial që krijon kjo gjendje shëndetësore.

Komiteti Shkencor i konferencës përbëhej nga emra të njohur të fushës së akademisë dhe psikologjisë, profesore të nderuara të Universitetit të Tiranës, si: Arjana Muçaj, Eralda Zhilla, Artemis Shehu dhe Ortenca Kotherja.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

ARK EXPO 2025/ Pasioni dhe talenti i studentëve të Arkitekturës shkrihet në ekspozitën vjetore
June 11, 2025

Next post

Studentët e Arteve mbrojnë diplomën në skenën e Teatrit Kombëtar me shfaqjen 'Ylli pa emër'
June 11, 2025

You may also like

4R1A8764
Zhvillohet edicioni i shtatë i UET Talent’s Voice, një mini koncert me më të mirët në piano dhe kanto
12 June, 2025
4R1A7729
Studentët e Arteve mbrojnë diplomën në skenën e Teatrit Kombëtar me shfaqjen ‘Ylli pa emër’
11 June, 2025
HHA_6340
ARK EXPO 2025/ Pasioni dhe talenti i studentëve të Arkitekturës shkrihet në ekspozitën vjetore
4 June, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET