• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

INGENIOUS 4.1/ Ekspertët dhe inxhinierët në UET: Shqipëria lider rajonal në energjinë e rinovueshme, sfidat që përballet

  • Date May 11, 2024

Ku gjendet Shqipëria në sfidën e re botërore të prodhimit dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme? Kjo çështje u bë tematikë e numrit të ri të revistës shkencore të Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në Universitetin Europian të Tiranës.

Me titull “Empowering Albania, Embracing the Renewable Energy Revolution”, “Ingenious 4”, numri i parë, solli shtatë punime shkencore të pedagogëve dhe studentëve, një bashkëpunim që e karakterizon këtë revistë sipas kryeredaktores prof. assoc. dr. Teuta Xhindi.

Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës tha më tej se është marrë në shqyrtim kjo tematikë për shkak të momentit kohor dhe rëndësisë që ka përdorimi i burimeve të energjisë së rinovueshmedhe alternativat e tjera të kësaj energjie, si dhe sfidat e perspektivat.

Xhindi theksoi se potenciali i energjisë së rinovueshme në Shqipëri është i madh dhe i shumëanshëm, duke ofruar një rrugë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes ekonomike dhe kujdesit mjedisor, prandaj nevojiten politika të tilla zhvillimi.

“Vetëm 1% e energjisë prodhohet nga energjia diellore, pjesa tjetër nga hidrocentralet etj. 44% e energjisë së konsumuar në Shqipëri në 2022 ka ardhur nga burimet e rinovueshme. Kjo shifër është dy herë më e lartë sesa mesatarja e energjisë së rinovueshme e përdorur në Bashkimin Europian”, u shpreh Xhindi.

Promovimi i revistës për studenët u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi me inxhinierë dhe ekspertë të fushës së energjisë. Inxhinier Zija Kamberi, konsulent i pavarur me përvojë 25-vjeçare në sektorin  e energjisë dhe burimeve natyrore tha se efekti serë ka kthyer vëmendjen më shumë se kurrë drejt energjive të rinovueshme, duke vendosur objektiva për qeveritë që të reduktojnë emetimin e gazit karbonik në atmosferë.

“Për momentin ne kemi një target kombëtar që të reduktohet në nivelin 18.7% dhe kjo lind nevojën e përdorimit të energjive të rinovueshme. Ne kemi vendosur një target agresiv që 54.7% e totalit të energjisë që konsumohet në vend, të jetë energji e rinovueshme në vitin 2030. Ndërkohë vendet e BE e kanë 32% të totalit të energjisë që konsumohet”, u shpreh Kamberi.

Sipas tij, kjo vërtet e vendos Shqipërinë në epërsi, por ka kosto të lartë sepse kërkon investime. Ai më tej foli për zhvillimet ligjore të 2017 dhe më pas të 2023 që rregullojnë zhvillimin e e energjisë së rinovueshme, e cila është ë ndarë në 3 kategori, sipas konsumit: energji e rinovueshme për prodhim elektrik (hidrocentrale, fotovoltaike etj), kemi energji të rinovueshme që e përdorim për transport (karburantet e gjelbërta) dhe energjinë e rinovueshme që përdoret për ngrohje- ftohje të ndërtesave.  Për secilën kategori parashikohet mbështetje financiare nga qeveria, ndërsa vendi ynë është fokusuar te energjia e rinovueshme për prodhimin e energjisë elektrike.

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtimin e energjive të rinovueshme dhe jemi një nga vendet lider në rajon sa i përket prodhimit të energjisë së rinovueshme për energji elektrike. Jemi një ndër vendet e pakta që kemi organizuar tre anakande për energji diellore, ankand për prodhimin e erës, dhe kemi futur energji hidro në masë përmes procedurave tenderuese”, theksoi inxhnieri.

Agim Bregasi, ekspert, inxhinier në fushën e energjisë dhe eficencës së energjisë, i cili për 15-16 vjet ka drejtuar Drejtorinë Energjitike në Ministrinë e Energjisë foli mbi rëndësinë e politikave të sakta në zhvillimin e energjive apo stimulimin e tyre me çmime favorizuese.

“Një nga politikat që ne përcaktuam ishte diversifikimi i burimeve energjitike dhe kaluam nga hidrocentralet te energjia e diellit. Jemi një vend me më shumë ditë me diell në Europë, diku 270 ditë në vit, nje pasuri shumë e madhe dhe e favorshme për prodhimin e foltvolaikëve, për prodhimin e energjisë elektrike”, theksoi Bregasi.

Ai shtoi se pavarësisht se pesha specifike e prodhimit të energjisë elektrike është akoma e vogël, ajo mbetet një e ardhme e sigurt dhe një investim që nuk shkon dëm në sektorin e energjisë elektrike. Për rrjedhojë edhe investitorët janë më të bindur për investime, pasi produkti nuk mbetet stok, aq më tepër që rajoni ka defiçit dhe hera-herës Shqipëria eksporton.

Më tej inxhinieri këshilloi studentët që të kapin ritmin e zhvillimeve, të përditësohen me të rejat e fushës, që të jenë të përgatitur pavarësisht sektorit ku do të punojnë. “Jeni në një degë që e keni punën e garantuar. Duhet të koordinoheni me sektorët privatë dhe të shikoni si është ndërtuar një park foltovoltaik, që kur të dilni në treg të jeni më të kompletuar”, u shpreh Bregasi.

Duke folur për nevojën e diversifikimit të energjisë, prof. assoc. dr. Stavro Dhima tha se ky proces që përfshin eficensën e energjisë, e deri te përdorimi i të gjithë elementëve të tjerë, burimet hidro, fosile, ka synimin e madh të uljes së ndotjes, por edhe të uljes totale të konsumit të energjisë.

Punimet e këtij numri të “Ingenious” trajtojnë aspekte të ndryshme të energjisë së rinovueshme, nga teknologjia fotovoltaike, te hibridizimi i prodhimit të energjisë, erë-diell, e deri te zhvillimi urban në ato që quhen “qytete të zgjuara”. Më tej studentët u njohën me prezantimin e punimit të Msc. El. Ing. Jani Petro me temë “Sustainable and Inclusive Urban Development through the Implementation of Smart Cities”, mbi konceptin e qyteteve të zgjuara, rëndësinë e implementimit në jetën e banorëve, rastet kur ky objektiv është kthyer në realitet, si dhe ndërmarrje të tjera për të shfrytëzuar në maksimum burimet e rinovueshme përmes zhvillimeve teknologjike.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Skuadra e futbollit S.C. UET shpallet kampione kombëtare, prof. Tomi Treska: Synojmë ta bëjmë UET pol të sporteve
May 11, 2024

Next post

UET dhe NAREA, marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme
May 15, 2024

You may also like

-900-0-1747307453xfb-img-1747306855114-204 (1)
UET zhvillon edicionin e parë Start Up Week, çmim financiar për idenë fituese
20 May, 2025
HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET