• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Grant 2026 prezantohet në UET/ Nga ideja në biznes, si të ndërtosh sipërmarrjen tënde me 1.5 milionë lekë

  • Date March 3, 2026

Nëse ke një ide, atëherë ke mundësinë për ta zhvilluar atë në biznes. Përmes skemës Grand 2026, instrument i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, i zbatuar nga Agjencia Startup Albania, çdo individ, biznes apo institucion akademik siguron një fond të caktuar parash për ta kthyer idenë në produkt apo shërbim novator që i vlen tregut shqiptar e më gjerë.

Gjatë një sesioni informues me studentët dhe pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës, përfaqësueset e Startup Albania prezantuan skemën e këtij viti, e cila ndryshe nga dy vitet e kaluara vjen me disa elementë të rinj, në kuadër të përmirësimit të instrumenteve publike për mbështetjen e sipërmarrjes dhe inovacionit në nivel kombëtar. Aktiviteti shërbeu si një mundësi për t’u njohur me detajet e instrumentit të financimit që këtë vit do të ofrohet për startup-et dhe lehtësuesit. Aplikimet janë hapur më 17 shkurt dhe do të mbyllen më 21 mars, ndërsa zbatimi i projektit përfshin një periudhë 9-mujore, deri në dhjetor të 2026-ës.

“Mendoj se detyra jonë si profesorë e ka kaluar thjesht atë të dhënies së dijeve dhe njohurive. Tashmë kemi kaluar në një dimension tjetër ku ne i mbështesim studentët tanë të krijojnë ide për t’i kthyer ato më tej në biznese të suksesshme”, u shpreh Amanda Kote, lektore e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në UET.

Fondi për 2026-ën kap vlerën e 300 milionë lekëve, të cilët do të alokohen në mënyrë të strukturuar ndaj startup-eve, sipas tre kategorive përfituese: individ, biznes dhe lehtësues. Kategoritë e përfituesve të grantit do të financohen gjatë tre fazave. Në fazën e parë, atë të idesë, do të financohen individë privatë, vendas ose të huaj, përfshirë edhe nomadët digjitalë. Në këtë fazë, granti mbulon 100% të kostove të projektit tuaj deri në vlerën 1.5 milionë lekë.

Në fazën e dytë, atë të validimit, përfshihen biznese të cilat nuk janë më të vjetra se gjashtë vjet, ndërsa në fazën e tretë janë biznese jo më të vjetra se gjashtë vjet. Në këto dy faza financimi bëhet me nivel bashkëfinancimi nga fondet personale apo private, por jo nga fondet publike të vitit buxhetor 2026. Në fazën e dytë, granti mbulon 85% të kostove deri në vlerën 4.5 milionë lekë, ndërsa në fazën e tretë mbulohet 75% e kostove deri në vlerën 9 milionë lekë. E njëjta përqindje mbulohet edhe për lehtësuesit, por në këtë rast shifra është më e lartë dhe kap vlerën deri në 13 milionë lekë. Sipas shifrave të vitit të kaluar, 55% e fondeve të alokuara kanë shkuar për fazën e dytë, pra atë të prototipit, ndërsa faza e parë dhe e tretë kanë pasur një ndarje pak a shumë të barabartë me 22 dhe 23%.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit aplikimi bëhet 100% në mënyrë digjitale, përmes e-Albania, për të rritur transparencën. Risia tjetër qëndron në zgjerimin e skemës së financimit: nuk do të financohen vetëm startup-et, por edhe lehtësuesit, ku përfshihen universitetet publike dhe private, arsimi parauniversitar i mesëm dhe profesional, inkubatorët dhe akseleratorët.

Siç u theksua në sesionin prezantues, sektorët prioritarë mbeten të ngjashëm me ato të viteve të mëparshme, si sektori i gjelbër dhe ai digjital. Sektori i gjelbër përfshin energjinë e rinovueshme, bujqësinë e qëndrueshme dhe sistemet ushqimore, menaxhimin e mbetjeve dhe riciklimin, transportin e qëndrueshëm etj. Sektori digjital përfshin teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, zhvillimin e softuerëve dhe shërbimeve IT, inteligjencën artificiale dhe machine learning, sigurinë kibernetike, blockchain, e-commerce dhe platformat digjitale.

Siç u dëshmua nga shifrat e paraqitura, vitet e kaluara kanë qenë mjaft produktive. Vetëm në 2025 u pranuan mbi 420 aplikime dhe u financuan 81 prej tyre. Theksi i veçantë u vu te mbështetja ndaj akademisë dhe diasporës, ku secila prej tyre fitoi nga 8 projekte.

Studentët dhe pedagogët mund të marrin më tepër informacion mbi kriteret dhe fazat e aplikimit përmes publikimeve në faqen zyrtare dhe platformat sociale të agjencisë, si dhe në takimet informuese që do të vijojnë deri në mbyllje të aplikimeve.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Ditmir Bushati në UET: Rendi i ri ndërkombëtar do bazohet te forca, Shqipëria duhet të respektojë veten
March 3, 2026

You may also like

HHA_0354_50
Ditmir Bushati në UET: Rendi i ri ndërkombëtar do bazohet te forca, Shqipëria duhet të respektojë veten
26 February, 2026
phd-diploma
NJOFTIM PËR MBROJTJE FINALE – “DOKTORATË”
26 February, 2026
HHA_0227
Leksion i Hapur/ Roli i letërsisë shqipe në kombformim, studiuesi Vehbi Miftari hap dikutimin për identitetin shqiptar
24 February, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy