• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Forum në UET për ligjin e dekriminalizmit/ 630 persona të penalizuar në 10 vjet, mes tyre 9 deputetë

  • Date October 29, 2025

Më 2015 u miratua ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike”, i njohur gjerësisht në diskursin publik si ligji i dekriminalizimit. Gjatë këtyre viteve nuk kanë qenë të pakta rastet e penalizmit për shkak të dekriminalizmit, duke u ndëshkuar qindra zyrtarë, deputetë, kryetarë bashkish, nëpunës publikë etj.

Për të bërë një bilanc të plotë, sasior dhe cilësor, duke u ndalur gjerësisht te sfidat e zbatimit të këtij ligji, detyrimet që iu lindin institucioneve dhe partive politike për të ruajtur integritetin e tyre, në kuadër edhe të negociatave për integrimin në BE, Universiteti Europian i Tiranës mirëpriti forumin e hapur të zhvilluar nga Instituti i  Studimeve Politik (ISP), në bashkëpunim me Qendrën për Metodologjinë dhe Kërkimin Shkencor.

Nën moderimin e pedagogut, Prof. Dr. Roland Lami, ekspertët dhe studentët zhvilluan një bashkëbisedim mbi nevojën e këtij ligji, hapësirat për riintepretim dhe ecurinë e mëtejshme, pavarësisht se ai ishte parashikuar për të qenë një ligj i përkohshëm dhe me efekt të menjëhershëm. “Do të bëjmë një bilanc për rezultatet pozitive që ka pasur deri tani, por edhe pamundësinë për të qenë 100% efektiv”, theksoi Lami.

“Nga 2016 që ka filluar kjo praktikë dhe deri tani ne kemi evidentuar që janë larguar 630 vetë, mes të cilëve 9 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Është një shifër jashtëzakonisht e lartë”, theksoi drejtuesi i ISP-së, Prof. Dr. Afrim Krasniqi, duke shtruar më tej pyetjet se çfarë e shtyn një parti për të marrë persona me rekorde kriminale, kush e ka autoritetin dhe kush është mekanizmi që parandalon këtë fenomen.

Në një anketim të zhvilluar me qytetarët, Krasniqi tha se me më shumë rrezik shiheshin personat e korruptuar sesa individët me rekorde kriminale, pasi sipas qytetarëve ishin të korruptuarit që merrnin vendime dhe ndikonin në taksat e tyre. Por nga ana tjetër, ai sqaroi se personat e shkarkuar në Parlament, për shkak të imunitetit të deputetit kishin sërish përfitime. Nga ana tjetër, ishin pikërisht këta persona që aktivizoheshin gjithmonë në fushata elektorale.

“Si mundet që në qytete universitare si Shkodra, Vlora, Durrësi, Elbasani nuk gjendet një pedagog për ta bërë deputet, por gjithmonë të shkon dora te ai individ me të dhëna kriminale që pastaj promovohet në postet më të larta”, ishte pyetje e Krasniqit, duke iu përgjigjur kështu tezës së kryetarit të partisë me më shumë persona të kriminalizuar, se Parlamenti përfaqëson komunitetin.

Duke e krahasuar me qasjen gjermane dhe italiane, ku një parti ndëshkohet dhe vendi mbetet bosh në Parlament nëse një deputet rezulton me rekorde kriminale, krejt e kundërta ndodh në Shqipëri. Pas largimit të atij deputeti, ai zëvendësohet me kandidatin tjetër në listë, duke mos pasur asnjë efekt penalizues për partinë përkatëse, gjë që e shndrron politikën në një marrëveshje biznesi.

Deputetja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, tha se temat e diskutimit të forumit lidhen me grup-kapitujt e parë të integrimit, të cilët janë hapur të parët dhe do të mbyllen të fundit. Edhe pse nuk ka detyrim të drejtpërdrejtë nga BE për integritetin dhe pastërtinë e figurave publike, ligji është në kuadër të arritjes së standardeve europiane të demokracisë dhe lirisë e të drejtave të njeriut.

Si pjesë e politikës, Tabaku tha se ka vënë re dy fenomene për mënyrën se si operojnë partitë shqiptare. I pari ka të bëjë me identifikimin e dikujt që mund të mbledhë shumë vota në zonë, duke kandiduar pastaj të afërmit e tij. Nga ana tjetër, duke qenë se procesi i verifikimit zgjat shumë, me muaj apo vite, shtuar faktin se disa shtete nuk prononcohen apo se mund të kenë përdorur disa emra të tjerë, shumë nga personat e kriminalizuar që përfshihen në politikë mendojnë se nuk do të zbulohen ndonjëherë.

“Shqetësimi më i madh për mua si politikane dhe si njeri është normalizimi i kësaj gjëje. Po të shkosh në një zonë dhe të kesh një person, që ti e di se përfaqëson interesa të caktuara kriminale, sot ka një qasje ndryshe ndaj tij. Sot modeli i të fortit është ngritur në një piedestal të pamerituar”, u shpreh Tabaku.

Më tej, ajo theksoi se Parlamenti aktual nuk e përfaqësonshoqërinë shqiptare. “Është mandati im i katërt dhe nuk kam qenë asnjëherë në një Parlament të tillë ku nuk diskuton dot idetë, nuk ke forcën e argumentit dhe je pa fjalë përballë personave të tillë.”

Pavarësisht ligjeve, Tabaku tha se kjo çështje mbetet në vullnetin e mirë të partive politike për të zgjedhur dhe ofruar përfaqësues të denjë për popullin dhe për të përfaqësuar vendin në komisione dhe ngjarje ndërkombëtare.

Të njëjtin mendim ndau ekspertja dhe studiuesja e shkencave politike, pedagogia Dr. Anjeza Xhaferaj, duke bërë një analizë të arsyeve dhe shkaqeve që partitë politikë shqiptare bëjnë zgjedhje të tilla për të përfituar votat dhe pushtetin. “Po nuk pati një vullnet të mirë, po nuk pati një demokraci të brendshme në partitë politike dhe po nuk ndodhi vetëdijesimi personal, sado ligje të mira të miratohen ato nuk do të materializohen. Është më mirë ta pengosh para se ai individ të shkojë në Parlament.”

Forumi vijoi më tej me përfshirjen e pedagogëve dhe studentëve të UET në diskutim, të cilët shprehën pikëpamjet dhe interesin e tyre për të kuptuar çështjen përmes pyetjeve drejtuar panelit të ekspertëve, që përtej gjetjeve të anketimeve dhe studimeve ndanë edhe përvojën personale.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Promovohet në UET revista JUS& JUSTICIA 19-2/ Integrimi në BE, sa afër dhe larg realitetit?
October 29, 2025

Next post

UET firmos marrëveshje bashkëpunimi me RSU nr. 1, mundësi akomodimi për studentët vendas dhe ata ndërkombëtarë
October 29, 2025

You may also like

447A6307
UET firmos marrëveshje bashkëpunimi me RSU nr. 1, mundësi akomodimi për studentët vendas dhe ata ndërkombëtarë
29 October, 2025
HHA_9894
Promovohet në UET revista JUS& JUSTICIA 19-2/ Integrimi në BE, sa afër dhe larg realitetit?
24 October, 2025
HHA_9582
UET nderon me Certifikatë Mirënjohjeje studion Atelier 4, Olsi Eftimi: Me fat që na ka udhëhequr një grua
24 October, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy