• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Fitues i Çmimit të Karrierës/ Besmir Semanaj- studentëve: Praktika dhe networku, po aq të rëndësishme sa notat

  • Date July 7, 2025
Njoftimi për nominimin në Çmimin e Karrierës 2025, për brezin e shtatë të të diplomuarve në Universitetin Europian të Tiranës, e gjeti në Vjenë. Prej vitit 2022, Besmir Semanaj punon si inxhinier i lartë i Teknologjisë së Informacionit pranë Kairos Beteiligungs GmbH, kompani investimesh në kryeqytetin e Austrisë.

Para se të integrohej në tregun ndërkombëtar, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e disa kompanive në Shqipëri. Për 10 vite ka punuar pranë Albtelecom, fillimisht si specialist e më pas drejtues ekipi, për të vijuar më tej, në vitet 2019-202, si IT dhe inxhinier i Sigurisë në Playtech.

Për shkak të angazhimeve profesionale, ai nuk mund të udhëtonte drejt Tiranës as kur më 19 qershor, në UET, u shpall fituesi i këtij çmimi. Mes tetë të nominuarve të diplomuar në vitet 2013-2015, Semanaj do të rezultonte më i votuari, duke hyrë kështu në listën e profesionistëve që janë nderuar ndër vite nga ky universitet për arritjet e tyre profesionale dhe ndikimin pozitiv që kanë pasur në shoqëri.

“Fitorja e vërtetë është rrjeti që ne kemi krijuar, kontakti që ne vazhdojmë të mbajmë me njëri-tjetrin, dija që kemi marrë pranë këtij universiteti dhe që tani e aplikojmë në punët tona, në institucione, biznese e kompani brenda dhe jashtë vendit”, do të shprehej Semanaj gjatë një prononcimi të shkurtër online në ceremoninë e Çmimit të Karrierës.

Në këtë intervistë, ai tregon më shumë për rrugëtimin e tij akademik dhe profesional, nga auditorët e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku u diplomua për Shkenca Kompjuterike në 2009-ën, te auditorët e Universitetit Europian të Tiranës, ku mbylli ciklin e studimeve master në Informatikë Biznesi.

Arsyet e zgjedhjes së këtij universiteti, çfarë gjeti në komunitetin UET vite më parë, impaktin që pati në karrierën e tij dhe disa këshilla shumë të vyera për maturantët, studentët dhe të rinjtë; vijnë të gjitha në këtë rrëfim nga një profesionist, i cili përtej punës së përditshme në Vjenë, jep kontributin si ekspert i IT në mediat shqiptare duke iu dhënë zë dhe zgjidhje shumë problematikave që prekin shoqërinë tonë në kohën e zhvillimeve dhe pasigurive të mëdha kibernetike.

Si ka qenë rrugëtimi juaj akademik dhe pse vendosët që studimet master t’i vazhdonit në Universitetin Europian të Tiranës?

Rrugëtimi im akademik ka qenë një udhëtim i ndërthurur ngushtë me përkushtimin për të mësuar dhe nevojën për t’u zhvilluar profesionalisht. Kur vendosa të ndjek studimet master në Universitetin Europian të Tiranës, isha tashmë i angazhuar në punë me kohë të plotë. UET më ofroi jo vetëm fleksibilitet për ta përballuar këtë sfidë, por mbi të gjitha një ambient akademik serioz, me cilësi mësimore, pedagogë të përgatitur dhe një program bashkëkohor. Ky ishte një faktor vendimtar për ta bërë këtë zgjedhje.

Tashmë kanë kaluar 10 vjet nga diplomimi. Si e kujtoni atë kohë dhe çfarë gjetët te UET, te pedagogët, te programi i studimit etj., që ishte e re për mjedisin akademik në Shqipëri?

E kujtoj atë kohë me shumë nostalgji dhe mirënjohje. UET ishte ndër institucionet e para që solli një frymë të re në arsimin e lartë në Shqipëri, me struktura moderne, qasje praktike dhe një ndjesi të fortë komuniteti. Pedagogët ishin të përkushtuar, jo vetëm në përçimin e dijes, por edhe në ndihmën për të ndërtuar një vizion më të qartë profesional. Programi që ndoqa, Informatikë Biznesi, ofronte një ndërthurje shumë të vyer midis teknologjisë dhe nevojave reale të tregut, gjë që më ka shërbyer në mënyrë të jashtëzakonshme më vonë në karrierë.

Keni një eksperiencë të pasur profesionale brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sa ju kanë vlejtur studimet e më pas pozicionet e punës këtu për të arritur një kompani në Vjenë?

Studimet në UET më dhanë një bazë shumë të mirë konceptuale, por edhe mënyrën e të menduarit kritik dhe aplikativ që është thelbësore në fushën e teknologjisë. Më pas, përvoja ime profesionale në Shqipëri dhe rajon më ndihmoi të forcoj njohuritë dhe të ndërtoj një profil të besueshëm në IT dhe sigurinë kibernetike. Këto hapa gradualisht më çuan drejt angazhimit ndërkombëtar dhe sot punoj si inxhinier i lartë IT në një kompani investimesh në Vjenë. Rruga nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë shumë e qëndrueshme falë themeleve të mira që vendosa që në fillim.

Përveç angazhimeve profesionale, kam ruajtur gjithmonë një lidhje aktive me publikun përmes mediave, duke kontribuar me analiza dhe komente mbi temat e teknologjisë, privatësisë dhe sigurisë kibernetike. Jam i angazhuar rregullisht në leksione të hapura në universitete të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë, ku ndaj përvojën time me studentët dhe profesionistët e rinj. Gjithashtu, kam marrë pjesë në panele dhe konferenca ndërkombëtare mbi transformimin digjital, qeverisjen e internetit dhe sfidat e sigurisë në epokën e re teknologjike. Këto angazhime kanë qenë një mënyrë për të kontribuar në edukimin publik dhe për të ruajtur një lidhje të gjallë me komunitetin akademik dhe profesional.

Si ka qenë eksperienca juaj si alumni UET dhe çfarë domethënie ka për ju vlerësimi me Çmimin e Karrierës 2025?

Për mua, të jem pjesë e komunitetit alumni të UET është një privilegj dhe një përgjegjësi. Ndjej kënaqësi kur ndjek zhvillimet e universitetit dhe shoh se sa shumë është rritur. Marrja e Çmimit të Karrierës për vitin 2025 ishte një moment shumë i veçantë, një vlerësim që më bën të reflektoj me mirënjohje për rrugën e kaluar, por edhe një nxitje për të vijuar më tej me përkushtim dhe integritet. Ky çmim nuk është vetëm personal; është një dëshmi që edhe nga Shqipëria, me bazat e duhura, mund të ndërtohet një karrierë me ndikim ndërkombëtar.

Çfarë mesazhi do të jepnit për studentët e rinj që zgjedhin të studiojnë në fushën e informatikës dhe teknologjisë?

Fusha e teknologjisë është ndër më dinamiket dhe më sfidueset, por edhe ndër më shpërblyeset. Ndaj do t’u thosha studentëve të jenë kureshtarë, të përqafojnë dijen me pasion dhe të mos ndalen së eksperimentuari. Mos e shihni teknologjinë thjesht si një grup mjetesh, shiheni si një mënyrë për të zgjidhur probleme reale. Investoni në praktikë dhe rrjet profesional, sepse janë po aq të rëndësishëm sa edhe nota në diplomë. Bëhuni pjesë e forumeve publike, lexoni, shkruani dhe flisni për teknologjinë, qoftë në media, në klasa apo në konferenca. Dhe mbi të gjitha, besoni se prej këtu mund të dilni konkurrues jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Veronika, studentja e parë e huaj në UET për vitin akademik 2025-2026
July 7, 2025

You may also like

-900-0-1751206310xvlcsnap-2025-06-27-13h17m14s769-551
Veronika, studentja e parë e huaj në UET për vitin akademik 2025-2026
30 June, 2025
HHA_0669
Ekselenca e ekselencës/ Vlerësohen në UET 168 studentët me mesataren mbi 9.5
26 June, 2025
HHA_9523
Promovohet MEDICUS 9-1, ndërlidhja e shëndetit fizik dhe psikologjik me sfidat profesionale
20 June, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Mobile

+355682016616
+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2023 UET

Privacy Policy