• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Faktor vendimtar në fatin e shqiptarëve, Ali Ahmeti nderohet në UET me titullin “Doctor Honoris Causa”

  • Date October 2, 2025

Për rolin e tij në sigurimin e të drejtave shqiptare, promovimin e paqes dhe avancimin e integrimit euroatlantik në Maqedoninë e Veriut, Universiteti Europian i Tiranës nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa” politikanin shqiptar Ali Ahmeti.

“E gjeta me 0.5% përfaqësim në 2001-shin dhe arritëm të kemi kryeministër shqiptar vitin e kaluar”. Kështu do ta përmblidhte Ali Ahmeti rolin dhe ndikimin 20-vjeçar të partisë që drejton, gjatë dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universitetit Europian i Tiranës. Ai është figura e parë nga Maqedonia e Veriut dhe personalitetit i 20-të i cili nderohet nga UET me titullin më të lartë akademik, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e çmuar në çështjen shqiptare gjatë veprimtarisë politike mbi 40-vjeçare.

Me rekomandimin e dy profesorëve të UET, prof. dr. Kristaq Xharo dhe prof. dr. Roland Lami, Senati Akademik i universiteti vendosi të nderojë me “Doctor Honoris Causa” Ali Ahmetin, me motivacionin: “Për rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, promovimin e paqes dhe avancimin e integrimit euroatlantik në Maqedoninë e Veriut”.

Lideri historik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim iu shtohet personaliteteve të fushave të ndryshme mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, të nderuara ndër vite në UET, të tilla si: filozofët Roger Scruton e Luc Ferry, nobelisti Muhammad Yunus, gjenerali Christopher G. Cavoli, e deri te presidentët shqiptarë Alfred Moisiu, Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi.

Duke kujtuar veprimtarinë e tij ndër vite, e cila starton në lëvizjet studentore të viteve’80-të në Kosovë, kur ishte student i filozofisë në Universitetitn e Prishtinës, presidenti i UET, prof. asoc. dr. Selami Xhepa çmoi kontributin e Ahmetit e veçanërisht rolin e tij në ngjarjet e 2001-shit, që kulmuan me Marrëveshjen e Ohrit dhe me njohjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Ju dëshmuat se jeni një faktor thelbësor për jetësimin e të drejtave të shqiptarëve në mbrojtje të trashëgimisë, zakoneve, kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar. Përgjatë dy dekadave që vijuan, ju integruat shqiptarët në të gjitha nivelet e qeverisjes duke treguar se shqiptarët janë një faktor përbashkues dhe jo ndarës.”

Për profesorin prof. dr. Kristaq Xharo, Ahmeti është rekomandimi i tretë që vlerësohet me titullin më të lartë akademik të UET, krahas presidentit Alfred Moisiu dhe gjeneralit Christopher G. Cavoli. Duke e cilësuar nder pranimin e këtij rekomandimi, ai u ndal në disa nga pikat kyçe të rrugëtimit të Ali Ahmetit, të cilin e quajti personalitet të paqes, të institucioneve demokratike, të integrimit euroatlantik dhe të arsimit kombëtar.

“Si komandant lufte dhe si lider i ardhur direkt nga fronti, pati guximin dhe aftësinë të hapte shtegun, atje ku të tjerët shihnin vetëm humnera, dhe me po aq guxim të shkonte drejt dialogut dhe të ndërtonte ura besimi. Ishte ky vizion që e lidhi fatin e shqiptarëve me vlerat e demokracisë dhe integrimit euroatlantik.”

Përtej kontributit si faktor i brendshëm politik dhe në qeverisjen e Maqedonisë së Veriut, prof. dr. Roland Lami vlerësoi rolin e Ahmetit si faktor përbashkues i politikës mbarë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë. “Në politikën shqiptare, roli i tij ka qenë shpesh i dyfishtë: nga njëra anë si partner strategjik në marrëdhëniet ndërqeveritare midis Tiranës dhe Shkupit, dhe nga ana tjetër si simbol i një figure që mishëron aspiratat e shqiptarëve për barazi dhe integritet”, theksoi Lami.

Si kryetar i Asamblesë Shoqata Tirana, Shkëlqim Hajdari tha se kryeqyteti i Shqipërisë mirëpret protestën e 17 tetorit në sheshin “Skënderbej”, iniciuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK, në përkujtim mundit, përpjekjeve dhe jetëve që u vetësakrifikuan për mbrojtjen e lirisë dhe kombit shqiptar.

Ali Ahmeti ka qenë pjesë e kësaj lufte për liri në forma dhe mënyra të ndryshme. Në vitin 1998, ai u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre vite më pas u zgjodh Komandant i Përgjithshëm dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, e cila luftoi për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në këtë republikë. Udhëhoqi lëvizjen e vitit 2001 përmes të cilës u arrit liria dhe barazia e shqiptarëve, si dhe ishte njeriu që firmosi Marrëveshjen e Ohrit, krah përfaqësuesve të NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.

Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet, janë realitet. Detyrimet tona tashmë janë ndaj BE-së

I gjendur në ambient universitar, në fjalën e tij Ali Ahmeti kujtoi përpjekjet e tij për zyrtarizmin e veprimtarisë së Universitetit të Tetovës. “Është një universitet në themelet e të cilit ka gjak”, do t’i rrëfente ai gjeneralit amerikan të forcave të NATO-s Gregory G. Johnson, në vitin 2001, duke i kërkuar që të vlerësohej kjo sakrificë e shqiptarëve, të cilët krahas gjuhës shqipe të kishin edhe universitetin e tyre, të ligjëruar përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Kjo marrëveshje, e cila është kali i betejës në karrierën e tij të gjatë politike, Ahmeti tha se ishte vështirësia më e madhe e hasur në jetën dhe veprimtarinë e tij, pasi u gjend përballë shtetit, ushtrisë dhe policisë me ofertën e ndarjes së Maqedonisë.

“Ndarja do të shkaktonte dhimbje dhe tragjedi goxha të mëdha sepse vijat e demarkacionit vështirë ishte për t’i përcaktuar Atëherë kam dalë publikisht dhe kam thënë se është e papranueshme si ofertë sepse jam udhëhequr nga një motiv që e kemi pasur ideal, Bashkimin Europian, heqjen e kufijve midis vendeve.”

Si pjesë e veprimtarisë së grupeve ilegale, që vepronin kundër sistemit jugosllav, Ahmeti shpjegoi se idealet dhe platforma e tyre ishte bashkimi i tokave shqiptare. Me ndryshimet e politikës ndërkombëtare të viteve ’90-të, kursi i historisë ndryshoi edhe për shqiptarët. “Rënia e Murit të Berlinit, zhvillimet brenda Bashkimit Sovjetik, zhvillimet brenda Europës, na bënë që të rishohim platformën tonë se si të zhvillonim ngjarjet më tutje.” Ameti shtoi se bashkimi i shqiptarëve është Bashkimin Europian dhe se aty do të hiqen kufijtë e shteteve, do të shtohen marrëveshjet e bashkëpunimit, do të rriten investimet e përbashkëta, siç nisën me ndërtimin e Korridorit VIII.

Marrëveshjen e Ohrit, ai e cilësoi si marrëveshjen e duhur për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët u njohën si faktor shtet formues dhe fituan të drejtat e tyre që ishin definuar në Kushtetutë. “Laboratori për antishqiptarizëm ka qenë Shkupi”, do të shprehej më tej Ahmeti, duke përmendur heqjen e statusit shtet formues dhe cilësimin si minoritet të shqiptarëve në Kuhstetutën e 1989-ës.

“Shqiptarët nuk janë minoritet në Maqedoni, por janë realitet, janë 30% e popullsisë. Ne nuk e mohojmë që maqedonasit janë komuniteti i parë me 55%. Mirëpo, 45% janë jomaqedoans dhe ne nuk do të bëhemi të Serbisë dhe as peng i komunitetit të parë. Ne duam anëtarësim në Bashkimin Europian, jo të zvarritemi dhe të vonohemi siç u vonuam me palën greke lidhur me çështjen e emrit të shtetit. Nuk duam të vonohemi dhe të jemi peng i mospranimit të minoritetit bullgar në Kushtetutë, e kemi domosdoshmëri. Ne nuk kemi obligim ndaj Bulgarisë, kemi obligim ndaj Bahskimit Europian. Po të bëhet një krahasim me politikën aktuale në Kosovë, qeveria e Kosovës ka obligim ndaj marrëveshjeve ndërkombëtarë që ka nënshkruar dhe që duhen zbatuar”, theksoi Ali Ahmeti.

Duke u ndalur në ndikimin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, themeluar dhe drejtuar prej tij që prej vitit 2002 kur ai u zgjodh deputet në Parlamentin e Maqedonisë, Ahmeti tha se shqiptarët sot janë shumë herë më të përfaqësuar. “Unë i gjeta me 0.5-1% përfaqësim dhe arritëm të kemi kryeministër shqiptar para një viti. Flasim për kryetarë Kuvendi, për pjesëmarrje në qeveri dhe përpjekja ime ka qenë që të përfaqësohemi mbi të gjitha me cilësi.”

Pavarësisht se nuk ka mbajtur poste drejtuese në qeveri, Ahmeti ka përfaqësuar shqiptarët ndër vite në parlament, duke mbrojtur, me partinë dhe bashkëpunëtorët e tij, të drejtat e shqiptarëve.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Ish-studenti Sefedin Mjekra kthehet në UET si sipërmarrës dhe bashkëpunëtor me platformën e tij BIC.al
October 2, 2025

You may also like

4R1A4684
Ish-studenti Sefedin Mjekra kthehet në UET si sipërmarrës dhe bashkëpunëtor me platformën e tij BIC.al
30 September, 2025
IMG_7569 (2)
Studenti i UET, Alvi Skita, udhëheq ekipin e Shqipërisë në European Cybersecurity Challenge
29 September, 2025
555746836_1269384848560158_2347952324984897429_n
POLIS 24-1 i jep zë promovimit të standardeve të BE-së në vetërregullimin e medias shqiptare
29 September, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy