• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Ermal Mamaqi rrëfehet në Forumet UET: Lashë ‘Portokallinë’ pasi vendosa të bëj biznes

  • Date November 7, 2018

Ermal Mamaqi rrëfehet në Forumet UET: Lashë ‘Portokallinë’ pasi vendosa të bëj biznes

Në ciklin e Forumeve UET, për një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë këtë të martë, nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, ishte i ftuar komediani dhe showman-i i njohur Ermal Mamaqi, i cili në një bashkëbisedim me auditorin ndau me ta rrugëtimin shumë interesant që ka shënjuar karrierën e tij.

Universiteti Europian i Tiranës, këtë të martë ka patur të ftuar në forumet e tij të përjavshme një personazh shumë karizmatik dhe të preferuar për audiencën shqiptare. Aktor, këngëtar, komedian, DJ, biznesmen dhe moderator, Ermal Mamaqi ka ndërtuar përgjatë viteve një karrierë dinamike që kuriozon shumëkënd dhe e shndërron atë në figurë mjaft interesante. Spikat për humorin e tij dhe simpatinë që ka fituar tashmë prej kohësh te masa e gjerë. Me thuajse 2 milionë ndjekës në rrjetin social Facebook dhe thuajse 1 milion të tillë në Instagram, Ermal Mamaqi, është shqiptari më i famshëm në rrjetet sociale. Kalimi i tij nga fusha e kantos, te humori më pas te biznesi dhe së fundmi, te moderimi u rrëfye nga vetë Ermali, në bashkëbisedimin e tij me studentët dhe pedagogët, në Forumet UET duke folur mbi gjithçka që e ka shoqëruar këtë rrugëtim, miqësitë, ambicia, dilemat, sfidat me veten dhe objektivat për të ardhmen. Largimi i tij nga Portokallia ishte hapi i parë, prej nga ku më pas nisën ndryshimet që sollën krijimin e emisionit që ai drejton sot.


“Unë jam larguar nga Portokallia kur Portokallia ishte në kulmin e suksesit dhe kur grupi ‘SHBLSH” ku bëja pjesë unë, Genti dhe Juli ishte po ashtu, në kulmin e suksesit. Ky ishte momenti kur unë bëra hapin e madh në jetë. Ishte viti 2007, vit në të cilin unë vendosa të jem financiarisht i pavarur. Vendosa të bëj biznes. Ky ishte momenti kur dhe prindërit e mi më thoshin: ti je çmendur. Çdo njeri që takoja më thoshte që ti je i çmendur që po lë Portokallinë; njerëzit po ‘vriten’ që të futen të punojnë atje, ti je në majën e suksesit. Por kjo është ajo që njerëzit e veçantë, që njerëzit e suksesshëm, bëjnë. Kur ti prek majën e suksesit dhe ndjen që je në zonën e rehatisë, atëherë është momenti kur duhet të kesh frikë”, tregon Ermal Mamaqi.

Largimi nga një vend pune i cili po i sillte sukses të sigurt, ishte një vendimmarrje e guximshme, përtej arsyes për disa, siç Ermali vetë tregon, por i nxitur nga dëshira për të përmirësuar veten, për të kapërcyer limitet. Koha tregoi se ky vendim ishte i duhuri.

“Pas shkëputjes nga Portokallia ndërtova biznesin ‘Ami Event’. Ndërkohë që në vitin 2011, mua, Julit dhe Gentit të cilët gjithashtu ishin shkëputur nga Portokallia, na u bë një ftesë nga VizionPlus për të bërë emisionin ‘Apartamentin 2XL’ në atë televizion. Mua në atë kohë më mungonte skena, ndaj pranova me kënaqësi. Arritëm të kishim një sukses të jashtëzakonshëm. U futëm në transmetim ditën e diel dhe në një moment të këtij emisioni arritën të konkurronim edhe vetë ‘Portokallinë’. Ishim tre veta kundër një ‘ushtrie’ profesionistësh por arritëm ta ndajmë publikun në audiencë, të ishim barazim. Më vonë, më ndodhi sërish kjo gjendje, që unë duhet të largohesha. Për herë të parë e kam provuar veten si drejtues programi në një rol shumë të vogël te ‘Dancing with the Stars’. Ami ishte prezantuesja kryesore ndërsa unë si prezantues i vogël prapa skene. Nuk e besoja dot që mund ta bëja prezantuesin. Ju rrëfej që kisha shumë emocion”, tregon ai duke e cilësuar moderimin si një tjetër sfidë me veten.

Sigurisht që humori nuk mungoi në të gjithë përshkrimin e rrugëtimit të tij. Ermal Mamaqi tregon se si një bisedë e rastësishme e zhvilluar mes tij dhe znj. Grabocka u bë shkas për të ndërmarrë një iniciativë të re, moderimit. Një fushë krejtësisht e paeksploruar më parë për të, që rezultoi një sukses i vërtetë.

“Ishte viti 2012 dhe ka qenë Vera Grabocka e cila në një bisedë të rastësishme më motivoi për të qenë pjesë e botës së moderimit. Unë shkova t’i thosha që të nesërmen kisha ditëlindjen dhe të festonim. Ishte data 20 mars, unë e kam ditëlindjen më 21 mars. Pse tha, më 21 mars e ke ditëlindjen? Po i thashë unë. Ti more djalë mos puno më, ia hodhe, je ‘Dashi’ në horoskop dhe më pas më tha se dhe ajo e kishte në të njëjtën ditë me mua ditëlindjen. Ti mund të jesh një nga showman-ët më të mirë në Shqipëri, e vetmja gjë që duhet të bësh është të besosh, më tha. Kjo ishte një shkëndijë, unë nuk kisha shumë besim te vetja, por kur më tha Vera që do jesh ndër më të mirët u habita. E lashë veten ta besoj dhe thjesht e bëra. Ajo çfarë dua të them është kjo; mjafton një person, një shkëndijë që t’ju gërvishtë atë diamantin që është i mbuluar me dhe, dhe ju thjesht duhet ta gëzoni atë që keni brenda. Pasi konfirmova se mund ta bëj drejtuesin e emisionit mendova përse të mos bëj një emision timin. Fillova të shoh në internet të kërkoj shembuj të ndryshëm dhe ajo që më goditi ishte një program nga Jimmy Fallon dhe thashë ky është programi që dua të bëj. E fillova në Digitalb dhe pastaj përfundova në TvKlan”, tregon Ermal Mamaqi, i cili pranon se fillimet nuk kanë qenë fort të lehta, por i është përkushtuar këtij profesioni të ri. Ka punuar fort për të qenë këtu ku është sot, me një dëshirë në mendje, përmirësimin e vetes çdo ditë të re.

Emisioni i tij “Xing me Ermalin” është një nga emisionet më të ndjekura të shtunën mbrëma. Jo pak herë të ftuarit dhe intervistat e tyre prodhojnë lajm. Formati dhe mënyra e zhvillimit të emisioneve të tilla, ka nxitur shpesh debat nëse transmeton ose jo për audiencën ‘antivlera’ duke krijuar ‘material për konsum’ për masën e gjerë.

“Padyshim që bota po e vuan efektin ‘fastfood’ në çdo pikëpamje të jetës. Një nga shqetësimet tona kryesore në listën e të ftuarve, është nëse do marrim një njeri me ‘vlerë’ apo dikë që ka audiencë. Unë mendoj që edhe ‘antivlera’ ka vlerën e vet. Sepse për aq kohë sa ndiqet, është argëtuese, të shpërqendron nga gjithë gjërat që t’i dëshiron të shpërqendrohesh, dhe krijon efektin e të ndjekurës. Pra për aq ngarkesë sa ajo përmban, ‘antivlera’ mund të ketë edhe vlerat e veta”, thotë Ermal Mamaqi. Ndërsa për sa i përket konkurrencës në shikueshmëri ai shprehet se: “Padyshim që kemi konkurrencë, por jemi lart, shumë më lart”.

Filmi është një tjetër aspekt interesant në karrierën e moderatorit dhe komedianit të njohur. “Femrat” është një ndër filmat më të suksesshëm shqiptarë, dhe Ermal Mamaqi ka qenë pjesë e kastit të tij. “Dy gisht mjaltë” titullohet filmi më ri i cili ka nisur xhirimet dhe ku protagonistë do të jenë Ermal Mamaqi së bashku me Elvana Gjatën në rolin e dy të dashuruarve. Një komedi romantike me metrazh të gjatë me emra mjaft të njohur, si: Bujar Asqeriu, Olta Daku, Marjana Kondi që shënon njëkohësisht një rikthim në skenë të aktorit të njohur Koço Devole, pas vitesh mungese në film dhe teatër. Ermal Mamaqi tha se projekte të tjera në kinematografi pritet të vijnë në të ardhmen.

“Ky film që do dalë në dhjetor është prodhimi im dhe është me buxhet të pavarur, me burimet tona. Filmat janë një sipërmarrje sfiduese që mendoj për të ardhmen. Për sa i përket industrisë së filmit në Shqipëri unë besoj që nëse publiku do ta kërkojë, nëse njerëzit shkojnë i shohin filmat, kjo ndihmon industrinë. Që të ketë filma, duhet dhe sipërmarrësit t’i mbështesin, siç bënë sponsorët që u bënë pjesë e filmit tim”.

  • Share:
admin

Previous post

Pano dhe Nano: Letërkëmbimi Mapo-Danas shtron urën mes Shqipërisë dhe Serbisë
November 7, 2018

Next post

Ekonomisti i njohur flet në UET: Populizmi është i rrezikshëm edhe për Shqipërinë
November 8, 2018

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET