• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Bashkëpunimi UET- Instituti Konfuci në UT: Bursa studimi në universitetet më të mira të Kinës

  • Date January 16, 2025

Mësimi i gjuhës, kulturës dhe filozofisë kineze, summer apo winter camp dhe bursa studimi në universitetet më të mira kineze: janë vetëm disa nga përfitimet që do të kenë studentët e Universitetit Europian të Tiranës nga bashkëpunimi me Institutin Konfuci në UT.

“Kur të eci së bashku me dy të tjerë, të paktën nga një do të jem në gjendje të mësoj.” Kjo shprehje e thënë nga Konfuci, pesë shekuj para lindjes së Krishtit, mund të lexohet fare mirë sot si advokim i përfitimeve që sjell rrjetëzimi. Dija sot nuk është një aset që prodhohet në laboratorë dhe as një “mall luksi” që mund t’i qasen vetëm ata që kanë mundësi financiare. Dija sot është globale dhe mundësitë për të udhëtuar, vizituar, njohur zhvilluar, edukuar, shtrihen nga njëri cep në cepin tjetër të botës.

Në këtë frymë, për të zgjeruar marrëdhëniet me institucione të tjera ndërkombëtare, për të përfituar nga praktikat e tyre më të mira, për të krijuar më tepër mundësi për studentët, u realizua marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit Europian të Tiranës dhe Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës. Confucius Institute at the University of Tirana (CIUT) u themelua në 2013 si rezultat i një marrëveshjeje të Universitetit të Tiranës me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU), me synimin parësor nxitjen e mësimit të gjuhës dhe kulturës kineze.

Dy drejtuesit e këtij Instituti, Erion Malaj- Drejtor i palës shqiptare dhe Zheng Baoguo- Drejtor i palës kineze në CIUT, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me administratorin e UET, Tildi Çadri, duke shprehur dëshirën që kjo nismë të konkretizohet dhe të japë rezultate praktike.

Çadri tha se kjo marrëveshje vjen në kuadër të bashkëpunimeve dhe qasjes që ka UET për studimet dhe cilësinë ndërkombëtare. “Ne duam që të krijojmë mundësi dhe facilitete për studentët e UET-it që të mësojnë gjuhën e kulturën kineze, të vizitojnë Kinën duke iu siguruar atyre bursa. E po ashtu, jemi të gatshëm të mirëpresim studentë kinezë dhe staf akademik.”

“Një nga urat lidhëse më të suksesshme mes Kinës dhe Shqipërisë në nivel akademik e kulturor”, e quajti Erion Malaj, Institutin Konfuci në UT, drejtimin e të cilit e ka marrë në vitin 2015. Ai tha se ndër vite numri i studentëve ka ardhur në rritje dhe kulmin e ka pasur para katër viteve me 600 studentë në një vit akademik, ndërsa aktualisht mesatarja është 250- 300 studentë.

“Ky Institut të ndihmon të kuptosh edhe pa vajtur atje, se çfarë është gjuha, çfarë është kultura kineze dhe të jep mundësinë të përgatitesh paraprakisht për të pasur një eksperiencë në cilëndo fushë që do të duash. Ne kemi çuar të rinj që kanë ndjekur studimet për mjekësi, për ekonomi, për biznes, për gjuhë, për shkenca politike etj.”

Malaj sqaroi më tej se studentët kanë qenë kryesisht në nivelin master, doktoraturë apo për studime postdoktorale dhe kanë studiuar në disa nga institucionet që renditen në Top 50 universitetet më të mira në botë.
“Studentët e UET-t do të kenë mundësi për eksperienca të ndryshme praktike, apo studimi afatshkurtër, siç janë kampet verore apo dimërore në Kinë, do të njohin nga afër një realitet tejet të avancuar të teknologjisë, të përzierë me një kulturë dhe filozofi të lashtë.”

Nga ana tjetër ai theksoi se edhe vete Instituti Konfuci ka çfarë mëson nga Universiteti Europian i Tiranës, një nga institucionet më të mëdha private të arsimit të lartë në Shqipëri.
“Edhe pse një vend i madh, edhe ata mësojnë nga ne në disa gjëra dhe gjykoj se ky është një rast i tillë. UET është absolutisht një ndër më të mirët në Shqipëri ndaj kjo marrëveshje bashkëpunimi është kënaqësi por edhe shenjë rëndësie për ne”, nënvizoi Malaj.

Kina nuk është veçse një superfuqi, e renditur si ekonomia e dytë më e madhe në botë. Është një vend me gjuhë, traditë e kulturë mjaft interesante, fillesat e të cilës shkojnë në lashtësi, ndërsa janë transformuar e pasuruar ndër shekuj. Në këtë kontekst, ky bashkëpunim, përtej zhvillimeve akademike e profesionale me njohuritë më të avancuara në të gjitha fushat, mundëson një eksplorim të gjerë të këtij vendi të largët të Azisë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Promovohet INGENIOUS 4/2, Gjergj Simaku: Mos blini bukurinë e shtëpisë, blini komfortin
January 16, 2025

Next post

Promovohet MEDICUS 8/2, prof. Nikollaq Kaçani: Duhet të ndryshojmë botëkuptimin për sëmundjet e pashërueshme
January 17, 2025

You may also like

HHA_6340
ARK EXPO 2025/ Pasioni dhe talenti i studentëve të Arkitekturës shkrihet në ekspozitën vjetore
4 June, 2025
HHA_4636
Studentët ndërkombëtarë jetojnë traditën shqiptare në një natë festive
2 June, 2025
HHA_3129
Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste
30 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET