Nisin rrëfimet e 100 Alumni Business UET, ja 10 historitë e para
Nisin rrëfimet e 100 Alumni Business UET, ja 10 historitë e para
Ish-studentët janë ambasadorët e markës së universitetit. Sukseset dhe arritjet e tyre janë dëshmi se vlerave dhe standardit me të cilat UET edukon studentët e tij. UET Alumni Bussines, që përbëhet nga 100 ish-studentë sipërmarrës novatorë, këtë të enjte ka shënjuar edicionin e tij të tretë. 10 prej tyre janë përzgjedhur për të ndarë historitë e tyre të suksesit.
Agi Haxhimurati: Mos dëgjoni askënd, besojini vizionit
“Jam rritur në një familje tregtarësh, edhe kur rritesh në një familje tregtarësh prindërit presin që ju të fitoni para shpejt. Kur u tregova që kam vendosur të studioj dizajn, u shokuan pak sepse…, pyetja e parë, sidomos e babit, ishte ‘me kartëvizita do jetosh?’. Dizajni është fatmirësisht shumë më shumë sesa një kartëvizitë, prandaj edhe çdo herë kam studiuar kompanitë e ndryshme se si çalojnë ato në identitetin vizual të tyre, sesa e shpërfillin vendasit rëndësinë apo fuqinë e tyre në treg, sesi markat ndërkombëtare i fokusojnë shumë rëndësi kësaj gjëje. Prandaj vendosa të studioj Komunikim-Dizajn, përkundër degës Grafikë-Dizajn që ishte në Kosovë.
Unë isha pak a shumë i përgatitur në dizajn, por më mungonte pjesa e komunikimit. Përpara se të vija të studioja në UET kam menduar që dizajni thjesht duhet të jetë i bukur, që është totalisht një koncept i gabuar. Këtu kam kuptuar që dizajni duhet të jetë një koncept, për shkak se bukuria venitet brenda dy tre viteve, ndërsa koncepti është ai i cili jeton gjithmonë. Dhe në bazë të këtij mindset-i e kam udhëhequr edhe punën time. Ajo që u them sidomos studentëve të dizajnit, është që nëse vërtet besoni në aftësitë dhe potencialin tuaj, patjetër që mos i dëgjoni as prindërit, si rasti im, ku prindërit të cilëve sigurisht u jam mirënjohës, kanë pritur që të fitoj para shumë shpejt, por që luftoni për atë që besoni, sepse mund t’ia dilni. E lehtë është të bëni kritika, siç bëjnë të rinjtë sot, fatkeqësisht, por është shumë e vështirë kur ti hyn në fushën e lojës për të ndryshuar rezultatin e lojës.”
Andi Skënderi: Koha nuk duhet humbur
“Ishte viti 2009 kur unë e përfitova bursën e ekselencës, për rezultatet e larta në shkollën e mesme, pranë Universitetit Europian të Tiranës. Pata vullnetin e mirë që në 5 vite të siguroja rezultate gati maksimale, një mesatare 9,8 dhe pata nderin që të isha tek fondi i ekselencës së universitetit. Pas vitit të tretë, fillova punë pranë një shoqërie italo-shqiptare e cila kishte një aktivitet shumë të lartë në Shqipëri, kryesisht në sipërmarrje dhe investime publike. Atje kam qenë jurist për gati dy vite e gjysmë, ndërkohë që më pas kam qenë drejtues i zyrës ligjore në një shoqëri ndërtimi për gati një vit.
Tashmë po bëhen gati 4 vite që jam pjesë e studios ligjore H&A e cila është një studio që ka një eksperiencë shumë vjeçare. Përfaqëson biznese shumë të rëndësishme, nga pikëpamja ligjore sigurisht, duke i përfaqësuar nëpër gjykata, institucione, duke lidhur marrëveshje kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Kështu që kam pasur fatin të kem qenë pjesë e botës së investimit në Shqipëri nga pikëpamja ligjore, duke qenë përfaqësuesi i tyre. Puna është shumë intensive, kërkon shumë angazhim. Ajo që mund ta jap si këshillë, është që koha nuk duhet humbur edhe duhet të bëjmë maksimumin që ta çojmë përpara çdo minutë që na jepet për të bërë një gjë të mirë.”
Auron Basha: Nga kulinaria në inovacioni në fushën e sigurisë
“Herë të tjera kam qenë në UET për të folur rreth restoranteve, pasi jam marrë gjatë me këtë sektor. Gjithmonë e kam nxitur veten duke thënë se duhet të ndërmarr rrisqe gjithmonë dhe inicitiva. Tani jam fokusuar tek sektori i sigurisë, i cili më tërhoqi pasi u njoha me këto lloj sistemesh kur jetoja në vendet skandinave. Sot ne jemi distributor zyrtar për Shqipërinë të një ndër firmave lider në botë, Abloy, e cila ofron sistemet më të larta të sigurisë në këtë sektor. Është kompania lider në botë edhe në sistemet bankare, sigurinë bankare, reaktorët bërthamorë, bankat e niveleve të ndryshme, edhe në kuadër të industrisë së minierave.
Kjo gjë më shtyu të interesohesha akoma dhe më shumë për kompani të tjera dhe sot jemi edhe distributor zyrtar të edhe tre prej kompanive të tjera të mëdha në botë. Ne jemi kompania lider në fushën e sigurisë në vend, pasi jemi të vetmit të cilët mund të sjellim sisteme mekanike, akses kontroll mekanik, dhe arrijmë të bëjmë çdo asamblimi të këtyre sistemeve në Shqipëri. Me vetë, dy vite në treg ne kemi parë gjithnjë në rritje shumë të njerëzve, dhe sot që po flasim, kam mbyllur dy projektet e para të mëdhaja për sa i përket këtyre lloj sistemeve ku një ndër më të rëndësishmet, është marrëveshja me Cineplex-in, në Tiranë dhe atë në Kosovë.”
Devis Hasaj: Të kthesh pasionin në biznes
“Si të gjithë që mendojnë të krijojnë një biznes, ashtu edhe unë, i inkurajuar nga shumë persona të tjerë që më thonin se krahas këtij pasioni që unë kam për çiklizmin, fakti që shumë njërzës herë pas here më kërkonin ndihmë për t’i shoqëruar në Shqipëri, mund të përbënte një mundësi të mirë biznesi. Kështu që në vitin 2016, së bashkë me një shokun tim që po ashtu ka studiuar në UET vendosëm të themelonim “Bike Tours Albania”, që është një kompani e vogël por ka shumë dinamikë. Ne kemi një sezon goxha të ngjeshur, që fillon nga muaji shkurt dhe ndalon në muajin qershor, dhe rifillon sërish në fillim të muajit shtator për të ndaluar në fund të muajit nëntor.
Vitin e kaluar kemi kapur rekordin tonë me 40 grupe nga 18 vende të ndryshme të botës, që i kemi shoqëruar në Shqipëri nga 6 ditë deri në 18 ditë. Është një territor që të surprizon çdo ditë, të kënaq me klimën që ka dhe me pamjet që të ofron. Dita nga dita peizazhet janë aq të ndryshme në territorin shqiptar saqë të huajt thonë ‘po tani çfarë ka të re’ sepse një ditë shohin det dhe male deri në 1000 e ca metra të lartë të cilët duhet t’i ngjisin me dy rrotat e biçikletës për dy orë apo dy orë e gjysmë, dhe ditën tjetër pastaj shohin vetëm fusha edhe pllaja e lugina, thonë ‘si ka mundësi kontraste kaq të forta?’. Në Shqipëri ka mundësi. Për ta lidhur UET edhe me çiklizmin, mua gjithmonë ky universitet më është dukur një nga institucionet më dinamike në Shqipëri. Në UET nuk mungon dinamika, nuk mungojnë idetë, nuk mungojnë njerëzit frymëzues, nuk mungon edhe stafi pedagogjik ekselent.”
Elda Hysenbegasi: Nuk e kisha menduar kurrë se mund të isha sipërmarrëse
“Mora në menaxhim një biznes që ishte gati në falimentim, në fushën e estetikës me të cilën unë nuk kisha lidhje fare. Por ishte thjesht dëshira që unë të ndërmerrja një sipërmarrj, që të behëhesh pjesë e tregut dhe kështu bëra. Ishte tepër e vështirë. Fillimisht po e shihja veten vetëm si sipërmarrëse, si menaxhere por kur erdhi koha që unë arrita të kisha vetëm dy punonjëse, u detyrova të bëj të gjitha punët, edhe të qëndroja vetë te kasa Doja të jepja diçka më tepër. Fillova kursin e estetikës, dhe pas një viti arrita që dhe vetë të punoja dhe ta prekja këtë fushë. Fillova me trajtimet e fytyrës, pastaj investuam në makineri, u trajnova vetë dhe fillova të trajnoja dhe stafin.
Pas tre vitesh, nga dy punonjës arritëm në 12 punonjës dhe tani mendojmë të shtohemi edhe më tepër, me 17 punonjës, të shtojmë aktivitetin dhe të lëvizim në një qendër më të madhe, gjithashtu të hapim dhe një të dytë duke parë kërkesën ndaj nesh. E shikoj që tani ka ardhur koha që unë duhet të investoj më tepër dhe kam arritur diçka që mua më shtyn të bëj kërkoj edhe më shumë, dhe në fusha të tjera. Dua të falenderoj shumë UET, sepse ishte me të vërtetë ky universitet që mua më nxiti, më ngacmoi potencialin brenda meje, për të bërë më shumë. Mendoja gjithmonë se do të arrija një punë më të mirë, po kurrë nuk e mendoja që unë mund të menaxhoja.”
Erion Curraj: Ideja e biznesit lindi nga nevoja
“Unë u ktheva në Shqipëri pasi kisha mbaruar në Greqi shkollën e lartë dhe Masterin në fushën e teknologjisë dhe IT. Ndërtova këtu një karrierë të suksesshme besoj, duke punuar si drejtor IT-je në shumë kompani të ndryshme si Megatek, Vodafon etj, por gjithmonë kisha synimin të aplikoja një teknologji të re në këto biznese ku punoja. Gjithmonë më duhet të merrja punëtorë nga jashtë, pasi në Shqipëri punëtorët e teknologjive të tilla ishin gjithmonë te bazikja, pa ofruar shumë inovacion apo gjëra të reja që unë kisha objektiv. Në Shqipëri, të paktën në periudhën 2012-2013, kishte shumë vjedhje, edhe në pallatin tim. Hapeshin dyer, futeshin njerëz nga dritarja dhe ishte gjithmonë ndjesia e pasigurisë.
Kështu më lindi ideja të vendosja sensorë, kamerat dhe të gjeja forma të ndryshme sesi ta bëja shtëpinë time më të sigurt, po gjithmonë duke menduar për veten time, për shtëpinë time. Dhe duke e ideuar këtë ide me zë të lartë tek miqtë e mi, pashë që ky problem ekzistonte përtej derës së shtëpisë time. Edhe të tjerët kërkonin të bënin shtëpinë e tyre më të sigurt. Në këtë mënyre, fillova të ideoja, të testoja zgjidhje të këtij problemi. Pas shumë kërkimeve gjeta zgjidhjen tek inteligjenca në siguri, smart security. Elementi i sigurisë nuk ishte vetëm ‘security’, por edhe ‘safety’, pra të kishe një ‘safe family’ dhe ky është koncepti në thelb të një Smart Home, pra të një shtëpie inteligjente.”
Isa Fida, kur pasioni i hershëm kthehet në sipërmarrje fitimprurëse
“Në fillim kam pasur tri zgjedhje të vështira, Tirana, Shkupi ose Tetova. Në Tiranë zgjodha UET meqenëse kisha shumë miq dhe të afërm të cilët ma sugjeruan. Këtë universitet e kisha njohur edhe më parë, kur nuk isha ende student përshkak të pjesëmarrjes në Tirana Start Up Ëeek, dhe më kishtë pëlqyer shumë. Pasi mbarova 5 vite studime, edhe gjatë kohës kur isha student, kam patur biznesin tim “Fida Host”. Një biznes i cili është krijuar në vitin 2010, dhe ofron të gjitha llojet e ëeb hosting, që nga faqet e mëdha tek ato të voglat, po ashtu bëjmë edhe menaxhim serverash. Kemi klientë nga më të ndryshmit, që nga bizneset e vogla tek faqet qeveritare dhe mediat online, në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Historia ime me Fida Host ka nisur që në moshën 10 vjeçare. Kam qenë shumë ambicioz dhe gjithnjë kam kërkuar më tepër. Kam mësuar disa gjuhë programimi vetë, dhe kam nisur të bëj faqe për miqtë dhe familjarët. Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë shtoheshin bizneset, kështu lindi nevoja për server dhe në këtë mënyrë duke parë se kjo ishte një kërkesë e tregut, mendova ta shtrij biznesin edhe në fushën e ‘hosting’. Tani kemi rreth 450 klientë, dhe në të ardhmen shpresojmë të zgjerohemi edhe në tregun ndërkombëtar.”
Markeljano Barjamaj: Kolegët studentë dhe pedagogët kanë qenë përkrahësit kryesorë
“Historia ime e biznesit fillon që në 2016, kur isha ende student i ciklit Bachelor. Rrethanat për një student janë të pafavorshme, që nga aspekti ekonomik për të mundësuar fillesën e një biznesi, logjistika pasi biznesi që unë dëshiroja të instaloja në tregun shqiptar është distribucioni i produkteve kozmetike profesionale dhe të tregut të gjërë, kërkonte ambiente shërbimi dhe si një student unë nuk kisha asnjë nga këto. Ka qenë thuajse fundi i vitit të tretë në ciklin Bachelor kur unë kam mbyllur kontratën time të parë. Ishte marka e parë që unë do të Distribucion ekskluzivisht në Shqipëri, me një numër rreth 10 produkte.
Mendoj ajo që bëri ndryshimin ishte fakti që unë besoja tek vetja, dhe që isha këmbëngulës. Isha po ashtu i vetëdijshëm që konsumatorët nuk blejnë produkte realisht, ata blejnë vlera, blejnë marka, ndaj unë fillova ta ngre biznesin duke u bazuar tek klienti. Puna ka qenë intensive, çdo ditë unë takoja biznese në të gjithë Shqipërinë, sot jemi 12 të punësuar por kemi distributorë në të gjithë Shqipërinë dhe bashkëpunëtorë po ashtu. Sot pas tri vitesh unë numëroj diku tek 10 marka ekzluzive nën siglën e kompanisë time, rreth 1000 produkte dhe jam çdo ditë në rritje. Ajo që vlerësoj më shumë në UET është mundësia që më dha për të krijuar një rrjet kontaktesh. Sot në treg ka shumë konkurrencë, biznese dhe më të vjetra se i imi, kështu që ka qenë shumë e vështirë, por kolegët studentë dhe pedagogët kanë qenë përkrahësit kryesorë të idesë dhe iniciativës sime”
Valbona & Rigers Rusi: Në UET gjetëm mentorimin e duhur për biznesin tonë
“AlbPastrim është një kompani që ofron shërbime në tregun shqiptar prej 10 vitesh. Tashmë kompania jonë është lider pas ne ofrojmë shërbime pastrimi në institucionet më të mëdha në vend. Së fundmi është hapur edhe akademia jonë, me qëllim trajnimin sa më cilësor të stafit, si dhe kompania Alb Solution që ofron tregtim të produkteve të ndryshme të pastrimit. Ne jemi duke u zhvilluar gjithnjë e më tepër, si dhe të shtrihemi edhe më tej gjeografikisht jo vetëm në Tiranë por edhe në Gjirokastër dhe Korçë. Mundohemi të jemi gjithnjë me këmbë në tokë dhe atë shërbim që ta ofrojmë ta ofrojmë me standardin më të lartë. Kur jem kthyer nga Greqia, për mua UET ishte një ndihmë shumë e madhe, pasi ndërkohë që punonim, në këtë universitet gjetëm mentorimin më të vlefshëm për biznesin tonë.