Thirrje për aplikim për regjistrim në programin e doktoratës në “Inxhinieri, Prodhim dhe Ndërtim” pranë Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës për vitin akademik 2025-2026

Programi i studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Inxhinieri, Prodhim dhe Ndërtim” me nënfushë “Arkitekturë dhe Ndërtim”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës është program i ri i Doktoratës, i hapur me urdhër nr. 316, datë 08.07.2025 të MAS.
Ky program bazohet mbi programe individuale për aftësim të pavarur të kandidatëve në kërkimin shkencor.
AFATI I APLIKIMIT 7NËNTOR 2025 – 22 NËNTOR 2025
ELIGIBILITY CRITERIA FOR DOCTORAL STUDY PROGRAM
Për t’u rregjistruar në programin e studimit të Doktoratës në “Inxhinieri, Prodhim dhe Ndërtim” me nënfushë “Arkitekturë dhe Ndërtim”, aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave ose një diplomë sipas sistemit të vjetër (4 vjeçar), apo diplomë të barazvlefshme të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente në fushat e njëjta ose të përafërta me fushën e programit të studimit, si: Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Urbanistikë dhe Planifikim Urban, Arkitekturë Peisazhi, Restaurim dhe Konservim Monumentesh, Teknologjia e Ndërtimit dhe Menaxhimi i Projekteve, Inxhinieri Mjedisi, Gjeodezi dhe kartografi, Energjia e rinovueshme dhe Ndërtimet e Qendrueshme, Dizajn i Brendshëm.
- Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të ekuivalentohen përpara aplikimit, sipas akteve ligjore në fuqi.
- Të dëshmojë njohjen e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht ose spanjisht, së paku në nivelin B2, të vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimin përkatës të ministrit për arsimin, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga koha e lëshimit të tyre. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
- Të ketë notë mesatare të përgjithshme në ciklin më të lartë të studimeve 7 e lart, e llogaritur në bazë të grup-lëndëve karakterizuese të programit të studimit.
- Të jetë i punësuar si personel akademik në Universitetin Europian të Tiranës, ose personel akademik në një Institucion tjetër të Arsimit të Lartë, ose personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar, pranë institucioneve të arsimit të lartë sipas legjislacionit në fuqi.
- Të marrë përsipër përmbushjen e standardeve shkencore, akademike, ligjore dhe
- Aplikanti duhet të hartojë një Projekt Propozim bazuar në fushat e detajuara të programit të doktoratës dhe projektit kërkimor të drejtuesit të grupit, preferuar nga ai për udhëheqje.
DOKUMENTAT E NEVOJSHME PËR APLIKIM
Aplikantët duhet të dorëzojnë pranë Koordinatores së zyrës Doktorale, zyra 401B dosjen me dokumentacionin e kërkuar duke filluar nga data 07.11.2025 deri ne datë 21.11.2025.
Dosja duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë personale drejtuar Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, përgjegjës për organizimin dhe administrimin e studimeve të ciklit të tretë;
- CV personale dhe një listë e punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë pjesë e dosjes së aplikimit (në rastin kur personi që aplikon ka të tilla);
- Kopje të noterizuara të diplomës universitare, kopje të noterizuar të diplomës “Master i shkencave” (ose të një diplomë ekuivalente me të si “DND”), si dhe kopje të noterizuar të listës së notave për të gjitha nivelet e studimeve/diplomave;
- Fotokopje e ID ose pasaportës;
- Dy fotografi;
- Dy rekomandime nga persona me titullin “Profesor” ose “Profesor i asociuar”;
- Një propozim kërkimi në të cilin përcaktohet dhe emri i udhëheqësit shkencor;
- Kandidati duhet të dorëzojë dëshmi origjinale ose të noterizuar të njohjes së gjuhës së huaj;
Aplikimet që nuk përmbajnë dokumentet e sipërpërmendura nuk merren në konsideratë. Për më shumë informacion: [email protected]

