- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Zhvillimi i bashkëpunimit rajonal në kuadër të integrimit evropian, një parapërgatitje menaxheriale drejt globalizimit - Economicus
by, Teuta Nunaj
Abstrakt
Në këto kohë zhvillimesh ku shtetet e Ballkanit Perëndimor, po punojnë individualisht për të plotësuar kriteret për integrim, të caktuara nga Bashkimi Evropian, duhet që së bashku të punojnë për të qenë aleatë të qëndrueshëm, të besueshëm dhe me politika ekonomike dobiprurëse për njëri-tjetrin. Të qenurit e këtyre shteteve në të njëjtën rrugë dhe me të njëjtat aspirata evropiane, mundëson më shumë siguri dhe stabilitet në rajon, njëkohësisht krijon hapësira të reja për rritjen e bashkëpunimit edhe në fushën ekonomike, që do të ndikonte drejtpërdrejt në përmirësimin e ekonomive të tyre. Një nga politikat e ndjekura nga BE-ja, kundrejt shteteve të BP-së, është krijimi i një zone të tregtisë së lirë mes këtyre shteteve, që të përftojnë lehtësira tregtare mes tyre. Kjo politikë gjen aplikim në zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s, veprimi i së cilës duhet të shërbejë si faktor stabilizues dhe element i parë integrues drejt bashkëpunimit ekonomik me Tregun e Përbashkët Evropian, i cili mund të shërbejë edhe si barometër drejt tregjeve globale për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Roli i ekonomisë është i ndjeshëm dhe si urë stabiliteti, bashkëpunimi dhe respekti reciprok duhet të jetë tipari udhëheqës për menaxhimin e raporteve ekonomike mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë studim, do të vërtetojmë hipotezën se: “Ekonomitë rajonale nuk mund të përfshihen suksesshëm në ekonominë globale, nëse nuk zhvillojnë një bashkëpunim rajonal të qëndrueshëm mes tyre në kuadër të integrimit në BE-së”.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.