- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Posedimi dhe përdorimi i planeve të biznesit me vështrim të veçantë në bizneset e Komunës së Istogut - Economicus
by, Zymer Tafaji, Gentiana Tolaj
Abstrakt
Ky punim shtjellon temën e posedimit dhe përdorimit të planeve të biznesit me vështrim të veçantë në bizneset e Komunës së Istogut, pra pasqyron realitetin e posedimit të planeve të biznesit si dhe aplikimin apo përdorimin e tyre për realizimin e qëllimeve të caktuara. Është e rëndësishme të njihemi me këtë rezultat kur dihet se në shumë biznese zhvillohet veprimtaria në mënyrë tradicionale pa përdorur funksionet e menaxhimit, duke anashkaluar planet dhe fazën e planifikimit. Si pyetje bazë kërkimore janë: A posedojnë bizneset e Komunës së Istogut plane biznesi? A e realizojnë veprimtarinë duke u mbështetur në plane? Kurse si hipoteza kryesore (gjenerale) janë: Shumica nga bizneset në Komunën e Istogut nuk posedojnë plan biznesi. Ato biznese që kanë plane mundohen që t’i realizojnë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Punimi është bërë në dy pjesë. Pjesa e parë i referohet mbledhjes së të gjitha të dhënave të cilat janë të lidhura më temën, pra pjesa teorike. Ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me të dhënat e mbledhura në terren, pjesa empirike. Të dhënat e mbledhura në terren janë sasior, ku janë anketuar 30 menaxherë të cilët menaxhojnë biznese në Komunën e Istogut prej nga vërtetohen ose mohohen edhe hipotezat e parashtruara.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.