- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Ndikimi i teknologjisë në sistemin bankar - Economicus
by, Kristal Hykaj
Abstrakt
Ekonomia e vendit tonë, gjatë njëzet viteve të fundit, është ballafaquar me probleme të shumta. Ndryshimet e sistemeve, nga totalitare e centralizuar, drejt ekonomisë së tregut u shoqëruan me ngjarje, të cilat patën ndikime të rëndësishme në ekonominë shqiptare. Një nga më thelbësoret për perspektivën e të ardhmes ishte teknologjia. Në këtë aspekt, vihet re se paraja po bëhet gjithmonë e më shumë elektronike. Duke u fokusuar në sektorin financiar, interneti mund t’u sigurojë bankave një skenar të plotë të mundësive dhe potencialit ekonomik që sjellin risi ne produkte, procesin e shpërndarjes dhe marketingut. Rruga që përshkohet, nga bankat tradicionale drejt atyre virtuale, të cilat nuk mundësojnë sportele fizike apo infrastrukturë bankare reale, kalon përmes internet banking. Si asnjëherë më parë, në Shqipëri ofrohet kryerja on-line e transaksioneve të pagesave. Ky shërbim ka për qëllim minimizimin e humbjes së kohës dhe aspektet e burokracive të banking-ut tradicional. Historia e viteve të fundit tregon, se, në të ardhmen, kategoritë e shërbimeve bankare do të kenë funksione plotësuese të bankave tradicionale.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.