- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Elemente dhe tendenca të mirëqeverisjës në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë - Economicus
by, Shkendije Demaliaj Ukaj
Abstract
Reforma në Administratën Publike është tendencë globale. Sot reformat në Administratën publike janë të domosdoshme si në vendet e zhvilluara ashtu edhe ato në zhvillim në mënyrë që sistemi administrativ i tyre të jetë më efikas, më produktiv, më transparent dhe më i përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve. Gjithnjë e më tepër po bëhët e njohur se niveli i zhvillimit ekonomik dhe social i një vendi përpos aktorëve ekonomik vlerësohet edhe me nivelin dhe mënyrën e qeverisjes. Qeverisja e mirë krijon mundësi për rritjen ekonomike dhe marrjen e vendimeve të duhura politike në favor të zhvillimit të qëndrueshëm. Përmirësimi në përformancën qeveritare shërben si mjetë drejtë shumë përfundimeve. Këto përveq tjerash përfshijnë pakësimet e shpenzimeve të tepërta publike, bërjen me efiqiente të operacioneve qeveritare si dhe reformat politike si ndryshime thelbësore në politikat me kryesore si politikat e menaxhimit makroekonomik, reformat në tregun e punës apo ndryshime të rëndësishme në politikat sociale. Prandaj, qëllimi i këtij punimi është të tregoj elementet e qeverisjës se mirë që ndikojnë në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë si dhe të tregoi nëse reformat në administratën publike ndikojnë në mirëqenjen ekonomike. Qeverisje e mirë nuk është vetëm puna dhe aktivitetet qeveritare pa përfshirjen dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet gjithë aktorëve të zhvillimit dhe institucioneve formale dhe jo formale të një vendi, si përfshirjen e grupeve të intersit dhe shoqërisë civile në dialog për konsultime të politikave ekonomike e sociale, transparenca e institucioneve publike dhe vendimeve të ekspertëve, përcaktimi i modeleve të zhvillimit në përputhje me nivelin e zhvillimit institucional e historik e mbi të gjitha luftimi i korrupcionit dhe joformalitetit janë disa nga elementet e qeverisjës se mirë. Zhvillimi i këtij punimi është bërë duke u bazuar në të dhëna cilësore të marra kryesisht nga artikuj shkencor, burime interneti, legjislacioni i RSH-së dhe njohuritë e fituara nga përvoja profesionale e autorit në Administratën Publike.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.