- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Evidencë empirike mbi rolin e autonomisë fiskale në rritjen ekonomike rajonale - Economicus
be, Eniel Ninka
Abstrakt
Nevoja për të patur një ekonomi më efikase dhe rritje ekonomike më të madhe ka qenë faktori shtytës i valës së fundit të decentralizimit fiskal kudo në botë. Në të vërtetë, burime financiare dhe kompetenca gjithnjë e më të mëdha transferohen drejt niveleve lokale të qeverisjes me qëllim parësor përmirësimin e ecurisë ekonomike, si në nivel lokal ashtu dhe në nivel kombëtar. Ky artikull ofron një pasqyrë të literaturës që ka studiuar përfitimet ekonomike të decentralizimit fiskal. Rezulton që evidenca empirike mbi marrëdhënien autonomi fiskale–rritje ekonomike ka patur shpesh rezultat të kundërta. Në fakt, debati mes ekonomistëve nëse decentralizimi fiskal është i mirë apo i keq për rritjen ekonomike është larg nga të konideruarit i mbyllur. Në këtë artikull përdoren tregues të ndryshëm të decentralizimit fiskal, atij politik dhe atij administrativ dhe matet ndikimi i tyre vetjak dhe ndikimi që rezulton si rrjedhojë e ndërveprimit të tyre në rritjen ekonomike rajonale. Duke përdorur një mostër të rajoneve të 11 vendeve të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) rezulton që delegimi i përgjegjësisë së politikbërjes dhe dekoncentrimi i kompetencave administrative mund të jenë të dëmshme për punësimin rajonale dhe rritjen ekonomike. Megjithatë, nëse konsiderojmë vetëm vendet federale impakti në rritjen ekonomike është pozitiv dhe statistikisht i rëndësishëm
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.