- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Cilën strategji zhvillimi duhet të privilegjojmë? - Economicus
by, Adrian Civici
Abstrakt
Cilat janë politikat dhe strategjitë më të mira dhe më të përshtatshme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë? Kjo është pyetja më thelbësore që bën sot, jo vetëm çdo politikan e drejtues i lartë, por dhe çdo ekspert e qytetar i shqetësuar për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhemi, dhe mbi të gjitha, për rrugën më të përshtatshme të zhvillimit që duhet të ndjekim. Në qarkullim janë ide e propozime nga më të ndryshmet të cilat përfshijnë një gamë mjaft të gjerë masash e politikash. Në debatet me pyetjen se -“Çfarë duhet të bëjmë konkretisht në periudhën afatshkurtër dhe atë strategjike afatgjatë?”- jepen mendime e propozime të shumta që megjithë preokupimin pozitiv për të “ndrequr situatën aktuale” apo “hapur një faqe të re në zhvillimin ekonomikosocial të Shqipërisë”, në thelbin e tyre akoma kanë mjaft elemente subjektive, akoma mbeten në segmente të veçanta të politikave të zhvillimit, akoma propozohen gjëra që janë testuar e provuar me kohë në vende të tjera dhe sot nuk konsiderohen si eficente, akoma ka tendenca thjesht për të “kopjuar” ato që po bëjnë vendet e tjera. Për të ndihmuar dhe kontribuar në këtë debat e vendimmarrje të rëndësishme është e nevojshme që të bëhet një rrugëtim në politikat dhe strategjitë e zhvillimit ekonomik që kanë ndjekur vende të ndryshme të botës, kryesisht ato në zhvillim. Një rrugëtim që na njeh me vizionin, përmbajtjen, kontekstin dhe rezultatet e politikave të zhvillimit të eksperimentuara, të ndjekuara, apo dhe të dështuara, kryesisht në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.