- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Dogana në periudhat e integrimit, që nga fillesat e saj gjer në vitin 1991 - Economicus
by, Arjan Hoxha
Abstrakt
Ky punim ekzaminon arkitekturën e sistemit doganor, duke u fokusuar në rolin që ka luajtur shteti në krijimin, organizimin, veprimtarinë dhe evoluimin e sistemit doganor, natyrën dhe rolin e detyrimeve doganore në periudhat e zhvillimit historik. Qëllimi specifik i punimit është që të japë një tablo sa më të plotë analitike të evoluimit të teorive dhe politikave në sistemit doganor, efikasitetit të atyre politikave ekonomike që ka ndërmarrë shteti me rolin aktiv të tij, në funksion të përmirësimit dhe zhvillimit të veprimtarisë së tyre, që nga lindja e deri në vitet 1991, kjo e parë në planin e brendshëm dhe në planin e jashtëm. Në këtë mënyrë punimi nxjerr në pah rolin shumëdimensional të shtetit, që nga krijimi i këtyre detyrimeve, si një lloj i veçantë i taksave indirekte/tërthorta dhe si një ndër taksat më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Gjithashtu, në punim do të shtjellohet edhe rëndësia e trajtimit të këtyre detyrimeve apo tagrave doganore, në raport me politikat ekonomike që ka zbatuar shteti ynë, në varësi të zhvillimit të ekonomisë vendase apo e detyruar nga marrëdhëniet, marrëveshjet a traktatet tregtare e doganore me shtetet e huaja. Metoda bazë e punimit konsiston jo vetëm në analizën përshkruese të mënyrës së krijimit dhe zhvillimit të këtyre detyrimeve doganore, por edhe në trajtimin historiko-ideologjik në kohë, si dhe trajtimi krahasimor i evoluimit dhe i ekzistencës së këtyre detyrimeve
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.