- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Vështrim i përgjithshëm mbi Data Mining, lidhja e saj me teknologjitë Machine Learning, DBMS, statistikat - Economicus
by, Esmeralda HOXHA, Llambrini SOTA
Abstrakt
Të dhënat dhe informacionet luajnë një rol të rëndësishëm në aktivitetet e njeriut. Data Mining (DM) është procesi i nxjerrjes së njohurive, duke analizuar vëllime të mëdha të dhënash nga perspektiva të ndryshme dhe duke e përmbledhur atë në informacione të dobishme. Për shkak të rëndësisë që ka nxjerrja e informacionit nga magazina të mëdha të dhënash, DM është bërë një komponent thelbësor në fusha të ndryshme të jetës njerëzore. Avancimet në Statistika, Learning Machine, Inteligjencën artificiale etj. dhe zbatimet e DM në ditët e sotme kanë evoluar dhe këto zbatime kanë pasuruar fusha të ndryshme të jetës njerëzore, duke përfshirë biznesin, arsimin, mjekësinë, shkencën etj. Ky dokument diskuton për Data Mining; çfarë është DM; teknologjitë DM; qëllimet për përmirësime të ndryshme në fushën e DM nga e kaluara në të tashmen dhe shqyrton prirjet e ardhshme. Ky artikull hedh një vështrim të përgjithshëm dhe mbi DBMS dhe-statistikat.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.