- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Lehtësirat e klimës së biznesit Fason (rasti i Krujës) - Economicus
by, Florinda Hasani
Abstrakti
Shqipëria vlerësohet si një vend me potenciale të larta zhvillimi, por pak të shfrytëzuara. Vendi ofron kushte për të zhvilluar disa sektorë ekonomik. Vit pas viti, po zhvillohen programe dhe projekte për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, duke u nisur nga infrastruktura, marrëveshjet e ndryshme tregtare, përmirësimi i kuadrit ligjor dhe lehtësimi i procedurave për krijimin e një biznesi. Ndër industritë, në të cilat pretendohet se vendi ynë renditet mirë dhe po performon suksesshëm, duke qenë pjesë e investimeve të huaja direkte në vend, është Industria Fason. Përpos të gjitha rrethanave lehtësuese që gëzon kjo industri në emetimin e saj, falë klimës së biznesit në vend, është për të diskutuar pse kjo industri nuk performon në nivele të dëshiruara. Qëllimi kryesorë i këtij punimi është pikërisht analizimi i faktorëve kushtëzues të industrisë. Kjo analizë bëhet mbi bazat e masave lehtësuese që merr qeveria, për lehtësimin e industrisë së regjimit të përpunimit aktiv (fason). Qëllimi konsiston në identifikimin e masave të paketës lehtësuese, të cilat nuk kanë arritur akoma të performojnë suksesshëm, por që rezultojnë problematike në injektimin tyre. Duke marrë parasysh të gjitha barrierat që mund t’i kanosen, punimi nxjerrjen në pah kushtet që pengojnë performancën pozitive të industrisë.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.