- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Studim empirik: Roli i shpenzimeve qeveritare në rritjen ekonomike (Rasti i Shqipërisë) - Economicus
by, Sara Hafizi
Abstrakti
Objektivi i këtij punimi është që, nëpërmjet një modeli empirik, të aplikojë teorinë e shpenzimeve qeveritare produktive dhe jo produktive, për rastin e Shqipërisë. Vitet e fundit Shqipëria po përjeton një ngadalësim të konsiderueshëm ekonomik dhe rritje ekonomike nën potencial. Niveli i lartë i borxhit publik ka detyruar qeverinë të ndjekë politika fiskale konsoliduese. Në kushtet e ndryshimit dhe reformimit të politikave fiskale, ka gjasa që të ndryshojë edhe struktura e shpenzimeve qeveritare. Problematika që shfaqet në këtë rast është se, nëse ndryshime të tilla nuk analizohen hollësisht, rrezikojnë të kenë impakt negativ në ekonomi. Për këtë arsye, qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një vështrim të përgjithshëm të rolit të shpenzimeve publike totale dhe sektoriale në rritjen ekonomike. Regresioni linear i ndërtuar, synon të shpjegojë variabilitetin e rritjes ekonomike, nëpërmjet variabilitetit të shpenzimeve qeveritare. Një analizë deskriptive e strukturës së shpenzimeve do të interpretojë përfundimet, duke i trajtuar shpenzimet si në aspektin e madhësisë, ashtu edhe në atë të efeciencës.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.