- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Fuqizimi i artizanatit përmes lidhjes së tij me turizmin (Rajoni Shkodër) - Economicus
by, Dr. Ermira Qosja, Vasilika Zeka
Abstrakt
Kultura është një nga pasuritë më të mëdha të çdo vendi, që ka potencialin për t’u kthyer në një burim të ardhurash, nëse menaxhohet me efikasitet. Punimet e Artizanatit Shqiptar janë pjesë e kulturës sonë, por larg të qenit efikase dhe në funksion të zhvillimit të turizmit. Lidhja mes artizanatit dhe turizmit paraqet interes për të sotmen dhe të ardhmen e Rajonit të Shkodrës, dhe jo vetëm, e për këtë arsye studimet në këtë drejtim paraqesin interes. Qëllimi i punimit është të studiojë ndikimin e rritjes së turizmit në rritjen e shitjes së prodhimeve artizanale. Punimi kërkon të hulumtojë, së pari, nëse periudha e pikut të turizmit, sjell më shumë shitje të produkteve artizanale; së dyti, të kuptojë nëse artizanët njohin klientin “turist”; së treti, nëse përshtatin prodhimin dhe shitjen, me kërkesën e këtij të fundit, së katërti, cili është qëndrimi i turistëve ndaj produkteve artizanale dhe, së pesti, hulumtimi i kanaleve të shitjes së produkteve artizanale për të dhënë një pasqyrë të rrugëve që përshkojnë produktet artizanale, që nga prodhuesi, deri te klienti, dhe për të identifikuar, nëse ka rrugë të pashfrytëzuara që do të fuqizonin këtë industri. Punimi është bazuar në të dhëna sekondare, të marra nga faqet zyrtare të organizatave qeveritare dhe joqeveritare dhe në të dhëna primare të siguruara nëpërmjet intervistave gjysmë të strukturuara me ekspertë të artizanatit, si dhe dy pyetësorëve: një drejtuar artizanëve, dhe tjetri, turistëve. Rezultatet e punimit ndihmojnë nga njëra anë për të pasqyruar gjendjen e artizanatit në Shkodër dhe nga ana tjetër jepen disa rekomandime për zhvillimin e vitalizimin e këtij sektori.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.