- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Menaxhimi i Rrezikut: Analizë statistikore mbi ecurinë e kredive të këqija në Shqipëri - Economicus
by, Dr. Ermela Kripa, Prof. Asoc. Dr, Arbi Agalliu
Abstrakt
Shqipëria si një vend në tranzicion, ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë njëzetvjeçarit të fundit. Në sistemin ekonomik shqiptar janë ndërmarrë reforma të rëndësishme, edhe për sa i përket sistemit financiar. Sistemi bankar luan një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë reale të një vendi. Rritja ekonomike në vend, si dhe investimet, janë nxitur nga financimi i ekonomisë nëpërmjet kreditimit. Sistemi bankar shqiptar ka pësuar një zhvillim dhe ndryshim shumë të madh, sidomos pas viteve 2000. Aktiviteti i kredidhënies kulmoi në vitin 2008, me një rritje të gjendjes së kredive me 46.77%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mbas këtij viti, si rezultat i krizës financiare që përfshiu të gjitha vendet e botës, filloi edhe në Shqipëri procesi i frenimit të aktivitetit kreditues të bankave, raporti i rritjes së kredive në 2009, krahasuar me 2008, ra në 14.15 për qind. Që nga ky vit, ritmi i rritjes së kredive ka ardhur duke rënë deri në vitin 2013, vit në të cilin ne kemi për herë të parë rënien e gjendje së kredive me -1.1 për qind. Në vitin 2014 përsëri kemi një rritje të gjendjes së kredive me 4.85 për qind. Mund të themi se në procesin e kredidhënies është shumë i rëndësishëm procesi i menaxhimit të rrezikut. Qëllimi i këtij punimi është të identifikohen, se cilët janë faktorët që ndikuan në rritjen e rrezikut të kredisë. Një tjetër qëllim i këtij punimi është të identifikojmë, se cili prej këtyre faktorëve ka ndikuar më shumë në rritjen e rrezikut të kredisë dhe cilat janë masat që duhet të merren për zvogëlimin e tij. Metodologjia e përdorur në këtë punim është: rishikimi i literaturës, analizë e situatës reale në vend, si dhe analizë grafikore, faktorësh dhe statistikore për të arritur në përfundime të sakta. Rezultatet e këtij punimi janë të dobishme për bankat dhe institucionet mbikëqyrëse në procesin e politikbërjes.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.