- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Rajonalizimi i shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve: eksperienca ndërkombëtare dhe rasti i Shqipërisë - Economicus
by, Evis Gjebrea
Abstrakt
Decentralizimi i ofrimit të shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimet tek pushteti vendor ka ngritur sfida si në drejtim të menaxhimit, ashtu dhe financimit. Kjo, për shkak se, pushteti vendor shpeshherë nuk i ka kapacitetet e duhura për t’i shërbyer një numri të madh qytetarësh, si dhe ka vështirësi në sigurimin e financimit të nevojshëm për të mirëmbajtur rrjetet e ujësjellës kanalizimeve, apo dhe të kryejë investimet e nevojshme. Situata është më e vështirë për ato bashki, që ofrojnë shërbimet për një numër të madh konsumatorësh. Në Shqipëri operojnë 58 shoqëri ujësjellës-kanalizime dhe performanca e tyre është larg standardeve ndërkombëtare. Një nga mënyrat e zgjidhjes së kësaj situate, është bashkimi i disa kompanive të ujit dhe krijimi i rajoneve, siç njihet ndryshe rajonalizim. Ky proces ka ndodhur si në vendet e zhvilluara, ashtu dhe në vendet në zhvillim. Arsyeja kryesore për rajonalizim është arritja e ekonomive të shkallës, duke i shërbyer një numri të madh konsumatorësh dhe mundësia për akses tek financimet e sektorit privat, apo fondet e institucioneve ndërkombëtare, të cilët nxiten për të financuar, mbështetur në argumentin e arritjes së ekonomive të shkallës. Qëllimi i këtij punimi është rishikimi i literaturës teorike dhe eksperiencës ndërkombëtare, që mbështesin rajonalizimin, së bashku me faktorët nxitës dhe pengues. Qëllimi përfundimtar është të shihet, nëse ka një model unik për rajonalizimin dhe për të ndërtuar një model që i përshtatet rastit të Shqipërisë. Për qëllime të këtij punimi do të analizohen raste studimore, që përfshijnë si vende të zhvilluara, ashtu dhe vende në zhvillim. Rezultatet e këtij punimi synojnë të tregojnë zgjidhjet për Qeverinë Shqiptare, me qëllim rritjen e performancës së sektorit dhe pjesëmarrjes së sektorit privat në këtë sektor
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.