- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Një opinion juridik mbi nenin 88 referuar rekomandimeve të komisionit të Venecias mbi reformën në drejtësi
by, Prof. Asoc. Hemion Braho
Abstract
Ky artikull shqyrton shkurtimisht situatën në lidhje me të ashtuquajturat “vendet e rezervuara” përsa I përket komisioneve parlamentare përzgjedhëse të Këshillit të Lartë
të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Pavarësisht një lloj
konsensusi të arritur mbi pika madhore, nga debatet e ndryshme, duket sikur ka mbetur pa zgjidhur ende interpretimi dhe zbatimi i nenit 88 të rekomandimeve të Komisionit të
Venecias. Nga një anë opozita argumenton se formula e tanishme, pra votimi në Kuvend dhe kalimi i kësaj të drejte Këshillit të Emërimeve (organ kolegjial që do krijohet nga
reforma) në rast të mos arritjes së shumicës, sjell si pasojë faktin që do të jetë K.L.E.-ja dhe jo Kuvendi institucioni që do i bëjë realisht emërimet. Forcat qeverisëse kanë bërë, në
të kundërt, propozime që lidhen më mazhorancën përzgjedhëse. Fokusi këtij punimi është pikërisht tentative për të gjetur një të “vërtetë juridike” mbi këtë temë
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.