- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Ekstradimi i një e drejtë, në kuadër të të drejtave të individit. (Kuadri ligjor shqiptar)
by, Enkeleda Softa (Metalia)
Abstract
Ekstradimi i shtetasve të një shteti lejohet nëse kjo nuk është në kundërshtim me ligjet e shtetit të cilit i kërkohet ekstradimi. Por edhe në këtë rast, shtetit të cilit i kërkohet ekstradimi nuk është i detyruar të ekstradojë shtetasit e tij, kështu ai ka mundësinë e
dhënies ose të refuzimit të ekstradimit të tyre. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në koherencë me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila parashton se e drejta për liri dhe siguri i takon çdo individi, dhe askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që parashikohen shrehimisht, dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj (neni 5/1), ka parashikuar shprehimisht se as edhe një shtetas shqiptar nuk mund të dëbohet nga territori i shtetit, dhe ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, dhe vetëm me vendim gjyqësor (neni 39). Ky punim, duke ju referuar akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriu, si dhe Konventës për Ekstradimin, synon të evidentojë, se parimet e vendosura në këto dy akte ndërkombëtare, tashme janë pjesë përbërëse e legjislacionit të brendëshëm. Në këtë këndvështrim kuadri ligjor shqiptar, dhe veçanërisht Ligji “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale“, siguron respektimin e atyre parimeve proceduriale, të cilat garantojnë një mbrojtje ligjore të personave që kërkohen të ekstradohen, dhe nga ana tjetër instrumentat procedurale siç janë llojet e letërporosive, bëjnë të mundur zbatimin e procedurës së ekstradimit nga njëri vend në tjetrin.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.