- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
E drejta e pronës në Shqipëri si një e drejtë themelore. Disa mendime rreth Ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”
by, Dr. Arjan Qafa
Abstract
Punimi në fjalë trajton disa elementë të rëndësishëm të së drejtës e pronësisë si një nga të drejtat themelore të njeriut, si një ndër kategoritë bazike ekonomiko-juridike të ndërvarura nga struktura përkatëse politike shoqërore e shtetit. Shkalla e respektimit të së drejtës pronësore reflekton dhe varet me shumë nga siguria juridike e pronës dhe mbrojtja e saj, se sa nga nxjerrja e paketave të ndryshme ligjore, urdhëresave dhe vendimeve gjyqësore të cilat në një farë mënyre mbeten në kuadrin legjislativ dhe nuk e zbatojnë materialisht këtë të drejtë. Mbrojtja e pronës dhe në veçanti kthimi dhe kompensimi i pronave qytetarëve shqiptarë, ashtu sikurse dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore kombëtare dhe të GJED-së duhet të rregullohen përfundimisht, edhe me synimin e integrimit të vendit në BE. Një pjesë e rëndësishme e këtij punimi është pikërisht analiza e projektligjit mbi pronën e hartuar së fundmi “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” Nëpërmjet formulave të reja që parashikon ky projektligj synohet të rregullohet dhe të përfundohet procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave tek pronarët, duke i dhënë fund mundimeve të 23 viteve në demokraci, përgjatë të cilave kjo çështje nuk mori zgjidhjen e duhur. Edhe pse ekspertë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, qeveritare, përmes asistencës dhe mbështetjes së Këshillit të Evropës dhe ekspertëve të Bankës Botërore ka hartuar bazat e një reforme të rëndësishme.
Në gjykimin tim ky projektligj edhe pse ka disa ane pozitive shkel disa të drejta dhe liri themelore lidhur me pronën. E drejta e pronës në Shqipëri si një e drejtë themelore.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.