- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Kontrolli parlamentar ndaj qeverisë në komisionet e Kuvendit të Republikes së Kosovës
by, Msc. Shukrje Stublla-Shabani
Abstract
Parlamenti si një organ i zgjedhur nga populli është bartësi kryesor i funksioneve më të rëndësishme shtetërore dhe politike të shtetit. Parlamenti është institucioni ku zhvillohen diskutimet dhe votimet e ligjeve, miratimi i buxhetit të shtetit, nga i cili zgjidhen anëtarë të organeve të tjera, si dhe mbikëqyret puna e qeverisë. Historikisht është e njohur tendenca e parlamenteve për të zgjeruar kompetencat kundrejt pushtetit ekzekutiv, mirëpo në ditët tona parlamentarizmi është më shumë një formë e regjimit përfaqësues në të cilin parlamenti konsiderohet institucioni kryesor në raport me institucionet e tjera, por gjithmonë brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore. Paralel me funksionin përfaqësues dhe ligjvënëse, mbikëqyrja e Qeverisë dhe mbajtja e saj përgjegjëse konsiderohet si një nga përgjegjësitë kryesore të parlamenteve demokratike. Funksionin mbikëqyrës në komisione parlamentare e ushtrojnë vetëm parlamentet e shteteve me sistem parlamentar, ngase në këto shtete organi ekzekutiv është i zgjedhur nga parlamenti, andaj nga këtej buron e drejta e Kuvendit për të ushtruar kontroll të vazhdueshëm si dhe për ta shkarkuar Qeverinë në rastet e caktuara. Komisionet parlamentare janë mekanizma që bëjnë amendamentin e projektligjeve, kontrollin e veprimtarisë së qeverisë dhe institucioneve tjera, si dhe ndërveprojnë me publikun.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.