- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Liria sindikale sipas jurisprudencës së GJEDNJ- së
by, Msc. Ina Xhepa
Abstract
Njohja dhe zbatimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është një nga sfidat kryesore të çdo sistemi ligjor demokratik. Europa sikurse është botërisht e ditur po shkon
drejt një unifikimi të sistemeve ligjore dhe praktikës gjyqësore, në kuadër të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ky punim synon të trajtojë në mënyrë
të përmbledhur një çështje tepër relevante, siç është e drejta e punëmarrësve për t`u organizuar në sindikata. E drejta sindikale përfaqëson tërësinë e normave juridike, që rregullojnë pozitën ligjore
të organizatave profesionale, kontratave kolektive, të drejtën e grevës, si edhe konfliktet potenciale në marrëdhënien juridike të punës. Kjo e drejtë njihet dhe garantohet nga neni
11 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nga i gjithë sistemi ligjor vendas në rend hierarkik. Pavarësisht rregullimeve normative, që i janë bërë kësaj
të drejte në vendin tonë, ende hasen problematika. Për këtë arsye vlen të analizohen standardet e vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me të
drejtën sindikale, të cilat duhet të zbatohen edhe në sistemin tonë, si një “qonditio sine qua non” për funksionimin e shtetit të së drejtës.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.