- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Legjitimimi i palëve në ngritjen e padisë për çështjet mjedisore. (Rasti i Parkut të Liqenit Artificial Tiranë)
by, Dokt. Artan Manushaqe
Abstract
Rasti i ndërtimit te Parku i Liqenit Artificial Tiranë, i miratuar me Vendimin nr. 1, datë 12.02.2016 të Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e lejes së ndërtimit
nga Bashkia Tiranë, bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën e Arhusit si dhe ligje të tjera sektoriale pasi nuk është respektuar statusi i
Parkut të Liqenit Artificial si zonë e rëndësisë kombëtare (Kurora e Gjelbër). Gjithashtu nuk është bërë vlerësimi strategjik i mjedisit dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis, si dhe janë
shkelur një sërë ligjesh të tjera kombëtare dhe komunitare për parandalimin e shkaktimit të dëmit mjedisor, përgjegjësinë e shkaktimit të dëmit ndaj mjedisit dhe zhvillimit të
territorit si pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm, dhe shumë parimeve të tjera të së drejtës. Të gjitha këto shkelje legjitimojnë publikun e prekur dhe të interesuar për ngritjen e
padisë për çështjet mjedisore, dhe kërkimet e tjera që shoqërojnë kërkesë padinë.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.