- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Kufizimet e pronësisë në median audiovizive
by, Prof.Asoc.Dr. Endirë Bushati Prof.Dr. Migena Leskoviku
Abstract
Ka një lidhje të qartë mes konceptit të pluralizmit në media dhe konkurrencës. Kjo lidhje ngjall debate dhe keqkuptime të mëdha. Keqkuptimi kryesor qëndron në kundërshtinë mes
ndërhyrjes ex ante dhe ndërhzrjes ex post, mes rregullimit dhe konkurrencës. Ndërhyrjet rregullatore shpesh mbrojnë konkurrencën dhe nga mbrojtja e konkurrencës, rregullohet
tregu. Përmes kësaj mbrojtjeje të konkurrencës, pra, ekzistencës së shumë operatorëve synohet shmangia e përqendrimit në sektorin audioviziv.
Kufizimet e pronësisë në median audiovizive, gjithmonë janë shoqëruar me debate të ashpra edhe në Shqipëri. Ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në
Republikën e Shqipërisë” , i miratuar me konsensusin e të gjitha palëve të politikës përsa i përket përmbajtjes, ka rregulla të thjeshta e të qarta në këtë drejtim. Ky ligj,
në raport me rregullimet ligjore të mëparshme, paraqet risi përsa i përket kufizimit të pronësisë, duke rregulluar dhe të metat e vërejtura nga zbatimi në praktikë i
ligjeve të mëparshme.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.