- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Rregullimi i marrëdhënieve të punës në Shqipëri sipas ligjit “Për Nëpunësin Civil”, krahasimi me disa nga vendet e botës
by, Iris Menga
Abstract
Nëpërmjet këtij punimi kam synuar që të sjell një trajtim sa më të veçant në lidhje me marrëdheniet e punes në sektorin publik në Shqipëri, Europë dhe ShBA. Përmes këtij
punimi synoj që të prek disa nga aspektet me të veçanta e me problematike të së drejtes së punës, pasi zbatimi në praktik i marredhenieve të punës në sektorin publik ka sjell mjaft
problematika për zbatuesit e saj. Kam menduar të trajtoj këtë temë për vetë faktin se gjatë viteve të fundit është vërejtur një interes në rritje për rregullimin e marrëdhënieve të
punës në sektorin publik, kjo për vetë veçantin dhe objektin interesant që përcjell ky sektor krahasuar me sektorët e tjerë. Jam munduar që të sjell një analize teorike të legjislacionit,
për marredheniet e punes në sektorin publik duke evidentuar kështu avantazhet dhe disavantazhet që sjell në praktik zbatimi i ligjit ”Për Nëpunësin Civil” në Shqiperi,
kjo për të kuptuar me mirë se ku ka nevoj legjislacioni jonë të plotësohet,ndryshohet për të realizuar një rregullim sa më të mire për këto marrëdhënie. Në këtë punim kam
trajtuar në një vështrim krahësues ne marrëdhëniet e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angli, Francë dhe Gjermani duke evidentuar karakteristikat kryesore të
legjislacionit të çdo shteti për rregullimin e këtyre marrëdhenieve të punes. Kuadri ligjor për marrëdhëniet e punës në shërbimet publike të vendeve europiane është përqendruar
në rolin që luajnë punëdhënësit, qeveria dhe sindikatat. Duke marrë parasysh rëndesin që paraqet ky sektor ai ka qenë objekt i reformimeve të shumta gjatë dy-tre dekadave
të fundit, këto reforma janë një përgjigjje e drejtëpërdrejtë e situatave të reja që dalin nga zbatimi në praktik dhe nga nevojat e një shoqerie e cila zhvillohet me rritme të
shpejta dhe duhet ti paraprihet cdo situate konfuze në të ardhmen.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.