- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
E drejta e jetës versus Aborti. Disa reflektime mbi abortin dhe problematikat kryesore në Shqipëri
by, Prof. Asoc. Dr. Erjona Canaj Dr. Afërdita Tepshi
Abstract
E drejta për jetën është një e drejtë e paderogueshme, e pandashme dhe e patjetërsueshme e cila lidhet ngushtësisht me qenien njerëzore. E drejta për jetën për nga rëndësia renditet e
para duke qenë një nga të drejtat themelore që lidhet me ekzistencën e njeriut. Për shkak të rëndësisë së padiskutueshme të saj, e drejta për jetën gëzon një mbrojtje të posaçme nga
instrumentet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ato ndalojnë heqjen në mënyrë arbitrare të jetës por në disa raste dhe në disa shtete e legjitimojnë atë, në raste specifike të përcaktuara
nga vetë ligji i brendshëm sic është rasti i dënimit me vdekje ose eutanazisë, ndërsa sa i takon abortit, hejqa e të drejtës së jetës diskutohet në lidhje me fetusin, si një qenie e palindur.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.