- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Liria e qarkullimit të punonjësve dhe kufizimet e saj në BE, në këndvështrimin e GJED-së dhe Shqipëria
by, Dr. Blerta Aliu
Abstract
Punësimi dhe rregullimet ligjore që lidhen me të, gëzojnë një vëmendje të veçantë nga pikëpamja juridike. Parimisht, çdo person ka të drejtë të punojë dhe të ushtrojë profesionin që ka zgjedhur ose pranuar lirisht. Për më tepër, çdo qytetar i Bashkimit është i lirë të zgjedhë një punë, të punojë, të vendoset apo të ofrojë shërbime në çdo shtet tjetër anëtar. Për këtë arsye, BE punon drejt promovimit të një një krahu pune të kualifikuar, të trajnuar dhe të aftë për t’u përshtatur tregjeve të punës që reagojnë ndaj ndryshimeve ekonomike, me qëllim arritjen e objektivave, nërpërmjet një zonë pa kufij të brendshëm, në të cilën sigurohet lëvizja e lirë e mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitalit. Metodologjia e punimit bazohet në metoda cilësore, kryesisht, të analizës ligjore dhe jurisprudenciale, ndërkombëtare, me qëllim aplikimin e tyre në kontekstin juridik shqiptar.
Pyetja që ngrihet në këtë punim lidhet me kufizimet e lirisë së ofrimit të lirë të shërbimeve ndaj shtetasve të shteteve anëtare, por edhe jo anëtare të BE-së. Cilat janë rregullimet ligjore në këtë fushë në Shqipëri. Qarkullimi i lirë i punëmarrësve nënkupton zhdukjen e çdo diskriminimi të bazuar në shtetësi, midis punëmarrësve të shteteve anëtare përsa i përket punësimit, shpërblimit dhe kushteve të tjera të punës. Me përjashtim të kufizimeve që justifikohen me arsye të rendit publik, për të aplikuar për vendet e punës të ofruara efektivisht, kufizime të tjera ndalohen. Këtu, shihet më së shumti pika e kontaktit midis statusit të shtetasit të BE-së dhe statusit të punonjësit të BE-së.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.