- by Gersi Mirashi
- January 13, 2023
Të drejtat e njeriut, premisa e re e korporatave në kohët moderne
by, Dokt. Ardvin Kraja
Abstract
Korporatat si pjesë e pandashme e realitet modern kanë vënë në fokus të drejtat e individëve. Në vende të ndryshme hasen prerogativa të ndryshme për respektimin e lirive themelore nga kompanitë e mëdha që operojnë në shtetet respektive.
Problematikat e këtyre shoqërive qëndrojnë në faktin se shumë prej tyre duan të respektojnë dhe e shikojnë si sfidë pozitive, por janë edhe grupi tjetër që respektimin e tyre e shohin si
cënim të biznesit duke hedhur hije skepticizmi mbi to në kuadër të implementimit të tyre në sistemin korporativ. Në kushtet që ndodhen tani vendet postkomuniste por jo vetëm,
paraqitet interesante tabloja e aplikimit të tyre dhe kujdesi që tregojnë qeveritë në stimulimin e këtyre të drejtave për zbatim. Kuadri ligjor i lirive themelore është i plotë duke shtuar këtu
edhe rregulloret e brendshme të kompanive, ku në vështrim të parë krijohet përshtypja se kompanitë janë rigoroze në zbatimin e tyre, por e vërteta është se ka një hendek mes të drejtave
të njeriut dhe korporatave.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.