- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Tregu i lirë si sistem efecient Prevalenca e Shkollës Austriake Ekonomike - Economicus
by, Nevila Mullaj
Abstrakt
Shkolla Austriake Ekonomike ka kontribuar në ekonominë moderne, në disa aspekte. Si një shkollë e mendimit ekonomik, ajo ka influencuar në formësimin e platformës ekonomike dhe politike neo-liberale, e cilat ka mundësuar shumë shtete të çlirojnë kostot “deadweight losses” dhe të liberalizojnë tregun. Ky punim vjen si një përpjekje për të ravijëzuar modelin e Shkollës Ekonomike Austriake, si një ndër pozicionimet më efeciente në ekonomitë kapitaliste. Duke hedhur dritë mbi rrugëtimin inspirues të Mises dhe Hayek, shihet se sa e rëndësishme është për një ekonomi të çlirojë frymëmarrje, duke katalizuar rritjen dhe energjizuar sipërmarrjen. Themeluar mbi ëndrrën pragmatike të arritjes së lirisë ekonomike, këto qëndrime arkitektuan projekte madhore, siç ishte rigjallërimi i ekonomive të Europës së Qendër-Lindjes. Mbi rrënjët e shkollës austriake ekonomike, lulëzoi një sistem kapitalist i modeluar, në bazë të së cilit: individi, biznesi dhe ekonomia arritën benefite të larta. Në këtë kontekst, ky studim tenton të evidentojë se si ky vizion evoluoi, duke u shndërruar një ndër modelet ekonomike dominante globale. Në zemër të këtij mendimi ekonomik, qëndron tregu i lirë në konfrontimin e vazhdueshëm të shtetit me tregun. Ekonomia Austriake ofroi një përgjigje, mbi atë se deri ku duhet të shtrihet roli i shtetit për të fuqizuar tregun e lirë. Metodologjia përfshin një rishikim të pasur të literaturës, bazuar mbi outputin e personaliteve kyçe të Shkollës Austriake Ekonomike. Përmes një analize cilësore të këtyre mendimeve, roli i shtetit në ekonomi konturohet si i limituar, në pozitat e një rregullatori, siguruesi të kontratave sociale dhe atë të garantuesit të konkurrencës së lirë të performuar nga tregu. Gjithashtu, kuadri konceptual i elaboruar mbi këto qëndrime të shkollës ekonomike austriake, do të kryesojë drejt prevalencës së tregut mbi shtetin. Suksesi i kësaj shkolle u shpërnda në qëndrimet e Thatcherism-it dhe Reagonomics-it. Platforma që ndryshuan rendin global ekonomik, si dhe shërbyen si një antidot për rivitalizimin ekonomik të Europës së Qendër-Lindjes
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.