- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Të ardhurat nga remitancat dhe rritja ekonomike në Shqipëri (1992– 2013) - Economicus
by, Dr. Engjell Pere
Abstrakt
Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomiko – shoqëror të vendit tonë. Duke arritur vlerën e mbi 1 miliard euro, ose afërsisht 10% e PBB, ato kanë qenë një burim i rëndësishëm në reduktimin e varfërisë, në rritjen e mirëqenies së popullsisë, reduktimin e deficitit tregtar dhe në tërësi, në rritjen ekonomike të vendit. Sidoqoftë, vetë natyra e tyre, dobësimi gradual i lidhjeve me vendin e origjinës, ka sjellë në vitet e fundit një rënie të tyre graduale, duke e reduktuar kështu ndjeshëm këtë burim të rëndësishëm financimi. Në këtë këndvështrim, ky punim synon të analizojë rolin e remitancave në rritjen ekonomike, për ekonominë shqiptare. Në aspektin teorik mjaft punime argumentojnë, se rritja e remitancave ndikon konsiderueshëm në rritjen ekonomike, kryesisht nëpërmjet impaktit të tyre në konsum dhe kursim, por edhe nëpërmjet tërheqjes së investimeve të huaja direkte, rritjes së produktivitetit, qëndrueshmërisë së sistemit financiar etj. Në këtë kuadër, punimi i paraqitur do të mbështetet në analizën empirike të dinamikës së remitancave dhe rritjes ekonomike, për ekonominë shqiptare, si dhe në ndërtimin e një modeli ekonometrik, i cili do të analizojë korrelacionin e remitancave në rritjen ekonomike të vendit. Si periudhë e analizës është marrë ajo 22 –vjeçare, 1992 – 2013, ndërsa të dhënat përkatës nga database i Bankës Botërore
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.