- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Roli i shtetit në tregjet financiare - Economicus
by, Teuta Ismaili MUHARREMI
Abstrakt
Ky punim ekzaminon arkitekturën e tregjeve financiare duke u fokusuar në komponentin që ka të bëjë me rolin e shtetit në tregun financiar. Pas një pasqyrimi të shkurtër të koncepteve themelore të tregjeve financiare bashkëkohore, punimi ofron një rishikim të literaturës mbi rolin e shtetit në tregun financiar duke theksuar në veçanti evoluimin e këtij roli si rrjedhojë e krizës së fundit financiare globale. Duke nënvizuar rolin shumëdimensional të shtetit në tregjet financiare, punimi konstaton se asnjë treg financiar nuk mund të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme pa një rol aktiv direkt dhe indirekt të shtetit si dhe pa një nivel adekuat të zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, punimi nxjerr në pah rolin e shtetit si garanci e zvogëlimit të asimetrisë së informacionit dhe sigurimit të shëndetshmërisë së institucioneve që kanë reperkusione sistemike për sektorin financiar në veçanti dhe ekonominë e vendit në përgjithësi.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.