- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Raporti papunësi-inflacion në Kosovë: një vlerësim ekonometrik për periudhën 2003-2014 - Economicus
by, Fisnik MORINA, Kestrim AVDIMETAJ
Abstrakt
Evidencat empirike mbi inflacionin dhe papunësinë sugjerojnë, se ky raport në zhvillimet makroekonomike mund të jetë pozitivisht ose negativisht i lidhur, në periudha afatgjata. Ky punim shkencor ofron një studim për marrëdhënien e këtij raporti në një mjedis ekonomik, në të cilin inflacioni ka efekte diferenciale mbi të punësuarit dhe të papunësuarit. Papunësia është një nga fenomenet më shqetësuese, por, edhe një nga sfidat më të mëdha të së ardhmes. Si e tillë, kjo fushë ka nevojë për më shumë studime dhe analiza, në mënyrë që të arrihet në politika më efektive për kapërcimin e tyre. Ky studim përbën një hap më tej, të nevojshëm, pasi studimet rreth raportit papunësi-inflacion janë të pakta. Papunësia dhe inflacioni përbëjnë një ndër sëmundjet më të rënda makroekonomike. Rritja e treguesit të papunësisë dhe inflacionit, konsiderohet si një simptomë e fazës së rënies ekonomike. Prandaj analiza teorike e saj merr një rëndësi të veçantë, sepse na lejon të përcaktojmë drejtë edhe “medikamentet”, politikat përkatëse për ta shëruar, ose të paktën për ta qetësuar këtë sëmundje makroekonomike. Metodologjia e këtij punimi shkencor konsiston në përdorimin e metodës kuantitative, për analizimin e të dhënave empirike të marra nga raportet e ndryshme financiare dhe statistikore, për periudhën 2003-2014. Analizimi i të dhënave është bërë në programin STATA, duke përdorur dy lloje të analizave: regresionin dhe analizën e korrelacionit. Bazuar në literaturën përkatëse dhe logjikën ekonomike, janë marrë në studim pjesëmarrja në forcën e punës, faktorët makroekonomik dhe ecuria e ekonomisë së Kosovës. Rezultatet treguan, se variabilet e analizuar kanë një lidhje të fortë me variabilin e varur.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.