- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Radikalizmi në shpjegimin e konflikteve shtetërore - Economicus
by, Lavdosh Ahmetaj
Abstrakt
Radikalët argumentojnë se imperializmi sjell rivalitet midis shteteve në zhvillim, duke krijuar në bazë të interpretimit të realistëve një “përleshje” për balancën e fuqisë. Për radikalët, imperializmi prodhon një sistem ndërkombëtar hierarkik, në të cilin ka mundësi për disa shtete, organizata e individë, dhe pengesa për disa të tjerë. Shtetet e zhvilluar mund të zgjerohen, duke krijuar mundësinë për shitjen e mallrave dhe fitime në eksport. Në të njëjtën kohë, shtetet në zhvillim janë gjithmonë të varur dhe pengohen nga veprimet e shteteve të zhvilluara. Hobsoni, i cili e qortoi imperializmin si joracional, të rrezikshëm dhe potencialisht konfliktues, nuk e shihte atë si të pashmangshëm.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.