- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Propozime të reja fiskale - Economicus
by, Mateo Spaho
Abstrakt
Një nga argumentet që më shumë i interesojnë komunitetit dhe aktualitetit shqiptar është efikasiteti i mbledhjes së të ardhurave, nga organet tatimore dhe doganore. Politika, natyrisht, ndërhyri në këtë debat, duke brohoritur për suksese nga një krah dhe duke qortuar dobësitë dhe mungesën e profesionalizmit nga krahu tjetër. Përtej polemikave politike, ne kemi nevojë për një analizë të ftohtë dhe të fokusuar mbi efikasitetin e grumbullimit të të ardhurave, duke analizuar zhvillimin e tyre gjatë tre viteve, përjashtuar këtë të fundit. Një krahasim i thjeshtë i rritjes ose zvogëlimit të normës, për sa i përket një taksë të vetme ose shuma e tyre nuk mund të tregojë një sukses apo dështim në mbledhjen e te ardhurave dhe nuk japin një tregues, në funksion të reduktimit të ekonomisë informale. Të ardhurat buxhetore duhet të filtrohen nga rritja e çmimeve (inflacioni) dhe nga rritja e PBB-së, duke arritur në një fazë të parë drejt së vërtetës. Hapi i dytë do të jetë skontimi i të dhënave nga rritja e çmimeve aktuale të PBB-së, pa harruar efektet e pritshme të ndryshimeve në paketat fiskale. Në këtë punim është analizuar situata e të ardhurave të buxhetit të shtetit shqiptar, për periudhën janar-prill 2012-2014 edhe për të larguar pak nga aktualiteti diskutimin. Rezultati përfundimtar do të tregojë nëse gjatë tre viteve të analizuar, u rrit efikasiteti në mbledhjen e të hyrave në Shqipëri, apo, në qoftë se është ekonomia informale që ka zgjeruar shtrirjen e saj në këtë vend. Përveç rezultateve, do të propozohen indikator të rinj, që do të tregojnë në mënyrë të qartë rezultatet. Këto rezultate mund të publikohen nga të njëjtat institucione, që tani tregojnë thjeshtë një rritje apo rënie të të ardhurave tatimore.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.