- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Politikë monetare - një analizë deskriptive mbi lehtësimin sasior - Economicus
by, Ilda Malile
Abstrakt
Qëllimi i këtij artikulli është të ofrojë një analizë deskriptive të lehtësimit sasior, duke u fokusuar në nevojën dhe kushtet që ndikuan, në ndërmarrjen e lehtësimit sasior dhe në kanalet e transmetimit të këtyre programeve në rritjen ekonomike, inflacion dhe normat e interesit. Gjithashtu, artikulli ofron një përshkrim të karakteristikave kryesore të lehtësimit sasior të ndërmarrë nga katër banka kryesore qendrore: Banka e Japonisë, Rezerva Federale, Banka e Anglisë, Banka Qendrore Europiane; si edhe Banka e Izraelit. Për secilin rast shpjegohet masa dhe frekuenca e ndodhjes së lehtësimit sasior, së bashku me asetet, në të cilat konsistonin blerjet në masë të bankave qendrore dhe efektet që këto programe kanë pasur në ekonomitë respektive. Së fundmi, ofrohen disa vërejtje përfundimtare lidhur me rritjen e pabarazisë së të ardhurave, për të cilën akuzohet lehtësimi sasior, si një prej shkaqeve kryesore dhe lidhur me presionet e moderuara inflacioniste, pavarësisht rritjes së ofertës së parasë në ekonomi.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.