- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Financat dhe Partitë Politike – “Më thuaj si financohesh, të të them se ç’parti je” - Economicus
by, Anjeza Xhaferaj
Abstrakt
Punimi ka marrë në shqyrtim rolin që luajnë donacionet publike mbi partitë politike. Punimi nisi me premisën se duke qenë se donacionet shtetërore u bënë të aksesueshme nga partitë politike që në momentin e formimit të tyre, partitë politike shqiptare, në ndryshim nga ato të vendeve perëndimore nuk patën incentiva për të krijuar lidhje të forta me grupet e ndryshme shoqërore që ato përfaqësonin. Punimi ka marrë në shqyrtim legjislacionin shqiptar mbi financimin e partive politike që nga viti 1991 e deri në vitin 2013. Po kështu ka marrë në shqyrtim edhe raportet financiare të partive politike në periudhën 2009-2013 dhe si rezultat i analizës arriti në konkluzionin se legjislacioni shqiptar mbi financimin e aktivitetit vjetor dhe në periudhë fushatash të partive politike, inkurajon krijimin e partive të orientuara nga elektorati dhe jo nga anëtarësia. Po kështu, të ardhurat nga anëtarësia zënë vetëm një pjesë të vogël të të ardhurave të partive politike, ndërsa pjesën më të madhe e zënë donacionet shtetërore, gjë që bën që partitë politike të jenë më tepër të orientuara nga shteti dhe jo nga shoqëria
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.