- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Diversifikimi i burimeve energjetike si domosdoshmëri për sigurinë energjetike në vend, mundësitë dhe dilemat për energjinë bërthamore - Economicus
by, Arbër QYSRI, Përparim FUGA
Abstrakt
Sot, prodhimi i energjisë (primare dhe sekondare), përbën një çështje jetike për çdo shtet. Ngritja e problemeve në këtë fushë, në sferën e politikave strategjike afatgjata tregon gjithashtu, peshën specifike të problemit dhe rolin e tij në jetën ekonomike të çdo vendi. Sot, gjithmonë e më tepër po synohet diversifikimi i burimeve të furnizimit me energji, drejt një energjie miks, ku krahas burimeve tradicionale të përdoren edhe energjitë e rinovueshme, energjia e erës, e diellit dhe sigurisht edhe energjia bërthamore. Shqipëria, si një vend me probleme të rëndësishme në këtë sektor, po kërkon të gjejë dimensionin e saj dhe hapësirat për zhvillim në fushën e energjetikës, ndonëse ende jo me një strategji të studiuar dhe objektiva të qartë. Në këtë këndvështrim, artikulli ka si qëllim të hulumtojë mbi nevojën dhe mundësitë e aplikimit të energjisë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Ky hulumtim do të bazohet, kryesisht, në gjendjen aktuale të sistemit energjetik të vendit, si dhe në perspektivat e zhvillimit të sektorit të energjisë elektrike dhe energjisë bërthamore, duke u bazuar kryesisht në të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) dhe Entit Rregullator të Energjisë (ERE), si dhe në të dhënat e agjencive ndërkombëtare si; Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (International Energy Agency – IEA) dhe Instituti Ndërkombëtar i Analizës së Sistemeve të Aplikuara (International Institute of Applied System Analysis-IIASA).
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.