- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Arsyet për të investuar në Shqipëri dhe Kosovë - Economicus
by, Nakije Kida
Abstrakt
Kujdesi për çështjen e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) ka qenë i vazhduar nga shumë qeveri. Shqipëria dhe Kosova nuk e kanë lënë anash këtë çështje. Punimi ka si objektiv evoluimin e IHD-ve, heqjen e barrierave ndaj investimeve, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe të kuptuarit e kërkesave të investuesve, hartimin e programeve alternative. Qëllimi është ngulitja e idesë se klima e biznesit dhe e investimeve është shumë e rëndësishme dhe se një shtet që ka vullnet për përmirësimin e kësaj klime mund të rrisë fluksin e IHD-ve. Duke bërë krahasimin midis Shqipërisë dhe Kosovës janë vënë në pah dobësitë dhe përfitimet që kanë nga IHD-të. Përpjekjeve të dështuara nga të ardhura të ulëta, të dy vendet po u përgjigjen me aleanca që janë bërë shembull i mirë në Ballkan. Rritja e flukseve të IHD-ve ka ndikuar në performancën e treguesve makroekonomikë. Drejtimi i kapitalit në sektorë fitimprurës në afat të shkurtër kohor është i lidhura direkt me rritjen ekonomike të moderuar. Rezultatet e nxjerra nga gjetjet e mësipërme tregojë se Kosova nuk ka vënë plotësisht në dispozicion të gjitha mekanizmat për të mirëpritur investitorët e huaj, ndërsa Shqipëria qëndron më lart në këtë drejtim.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.