- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
SmartGrid- Një vizion i ri për Rrjetin elektro-energjetik shqiptar - Economicus
by, Anni DASHO SHARKO, Genci SHARKO
Abstrakt
Kërkesa dhe miratimi i një modeli të ri të liberalizuar, në tregun shqiptar të energjisë, përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të një tregu të liberalizuar të energjisë elektrike në Shqipëri. Sektori i Energjisë Elektrike, po përballet me sfida serioze financiare dhe operacionale, manifestuar nga një deficit i madh i pa financuar, prej rreth 550 milion US$, dhe një nivel të madh të humbjeve teknike dhe joteknike, prej rreth 42% – më të lartat në rajon – për shkak të mospagesës së faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët, si dhe normat e ulëta të mbledhjes së pagesave dhe vjedhjeve të shumta në rrjetin e energjisë elektrike nga konsumatorët e saj. Për të rritur nivelin e menaxhimit në sektorin e menaxhimit të matjes, ishte domosdoshmëri zbatimi i aplikacioneve “SMART Metering” si: Implementimi i Sistemit “MyAvis” (leximi i konsumit mujor, duke përdorur pajisjet kompjuterike PDA. Transmetimi online i këtij konsumi mujor në sistemin MyAvis realizohet nëpërmjet rrjetit GPRS të telefonive mobile në Shqipëri.); Implementimi i Sistemit Converge (implementuar në të ashtuquajturit konsumatorët e mëdhenj, bazuar në energjinë mujore të konsumuar, të dhënat lexohen online nëpërmjet matësve SMART dhe transmetohen on-line, pa prezencën e lexuesve, nëpërmjet rrjetit GPRS të kompanive mobile në Shqipëri); Implementimi i Projektit Pilot të Matësve me Parapagesë “Prepaid Metering System”. Qëllimi kryesor i zbatimit të Aplikacioneve të Sistemeve si SMART Grid dhe SMART Metering është furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike me cilësi dhe në mënyrë sa më ekonomike, ky fakt do të vijë si një domosdoshmëri për nivelin menaxherial të kompanisë OSHEE, për themelimin e Smart Grid dhe Sistemit SCADA, duke e bërë sistemin ekzistues të shpërndarjes të monitorohen dhe operohet nga distanca, në mënyrë që të kryejnë optimizimin, automatizimin e kontrollit dhe menaxhim më të mirë të sistemit të faturimit dhe atij të arkëtimit.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.