- by Gersi Mirashi
- January 20, 2023
Një platformë mbi politikat industriale në Shqipëri - Economicus
by, Prof. Dr. Selami Xhepa.
Abstrakt
Shumë pak është folur për politikat e zhvillimit industrial që prej fillimit të tranzicionit. Është folur kryesisht për ristrukturim dhe modernizim të saj duke i përdorur këto terma si të ndërshkëmbyeshëm midis tyre. Arsyeja e kësaj “neglizhence” justifikohet me triumfin e teorisë neoklasike – sektori privat do të zhvillohet vetiu, mjafton të zbatohet trinomi liberalizim – privatizim – stabilizim. Por, pas gati dy dekada e gjysmë reformash ekonomike dhe rezultateve që janë shënuar, duket se rishqyrtimi i qëndrimit ndaj politikave industriale meriton të marrë sërish një vëmendje dhe rishikim të ri. Teoritë neoklasike, pranohet se kanë manifestuar dy mangësi themelore në këtë drejtim: problemin e koordinimit dhe të deformimeve të tregut. Nevoja për një rikonsiderim të politikave industriale ka rimarrë një theks të ri, jo vetëm nga organizata multilaterale si UNIDO, por dhe nga think tanks të rëndësishme (Iniciativa për Dialog Politik i Stiglitz ka ngritur një Task Force për Politikat Industriale). Artikulli do të shtjellojë rolin e faktorëve të zhvillimit ekonomik dhe varësinë e zhvillimit nga historia; tipologjinë që ka krijuar ekonomia e vendit në saj të veprimit të forcave të tregut dhe alokimit të burimeve drejt sektorëve më efecient, dhe më në fund, do të trajtohen disa leksione politike, që mund të shërbejnë për hartimin e një politike industriale për ekonominë kombëtare.
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.