tania floqi

Prof. Dr. Tania Floqi

Prof. Dr. Tania Floqi pas mbarimit të studimeve në Degën ‘Kimi Industriale’ të Universitetit të Tiranës, ka filluar punë në Institutin e Shëndetit Publik ku ka ngritur për herë të parë Laboratorin e Ujit të pijshëm dhe Ujërave të ndotura. Më vonë, në Universitetin e Tiranës në laboratorin e hidraulikës ka punuar për ngritjen e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të shkarkimeve të Kombinatit të Tekstilit Tiranë, me metodën biologjike. Pas viteve ’90, ka punuar si përgjegjëse e Departamentit të Mjedisit dhe Drejtoreshë e Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Industrisë. Gjatë kësaj periudhe ka kryer kualifikime të shumta në vende të ndryshme të botës për trajtimin e ujërave, mbetjeve urbane, menaxhimin mjedisor, etj. Më pas, si pedagoge lektore dhe përgjegjëse e Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit, ka drejtuar dhe ka marr pjesë në shumë projekte kombëtare si edhe ato të BE duke dhënë kontributin e saj në fushën e mjedisit. Gjithashtu ka punuar per akredititmin e programeve te UPT në funksionin e drejtores së Qendrës së Sigurimit të Cilësisë ne UPT dhe si anëtare e redaksisë te buletinit të shkencave teknike të UPT.