Teodor_1

MSc. Teodor Boshku

Ka kryer studimet në nivel Bachelor në Inxhinieri Elektronike në Universitetin ne Pisa, Itali. Ka kryer studimet në nivel Master në Inxhinieri Kompjuteri në Universitetin Teknologjik i Florida, në Melbourne, USA. Ka arritur çertifikime të nivelit profesional në Enterprise Networking nga kompania Cisco. Prej vitit 2007 deri në vitin 2009 ka qenë lektor ne Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Prej vitit 2009 deri në vitin 2020 ka punuar në projekte të ndryshme për produkte dhe platforma të telekomunikacionit në AMC dhe Vodafone, për projektin IT të SICPATRACE për pullat fiskale për Ministrinë e Financave në Shqipëri, për infrastrukturën IT në Qendrën e Inovacionit Protik, për infrastrukturën e serverave Cisco ACI dhe Rrjetit Packet Core në Telekom Albania, dhe infrastrukturën e rrjetit Cisco dhe Mikrotik ne Teleperformance Albania. Prej Tetorit të vitit 2020 deri në vitin 2021 ka qenë lektor në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Aktualisht lektor me kohë të plotë në UET, pranë Departamentit të Teknologjisë dhe Informatikës.