
Msc. Suela Mino
Me më shumë se njëzet vite përvojë pune në institucione të ndryshme private e publike, në nivele drejtuese, ajo gëzon ekspertizë në fushën e botimtarisë, komunikimit dhe të marrëdhënieve publike.
Master i Shkencave në Fakultetin e Gazetarisë dhe Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, prej 3 vitesh ajo drejton shtëpinë botuese UETPRess dhe është asistent lektore pranë Departamentit të Arteve të Aplikuara, Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, në Universitetin Europian të Tiranës.
Znj.Mino ka pasur angazhime të shumta, në media dhe platforma të tjera komunikimi, si edhe ka marrë pjesë në projekte dhe konferenca të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, me fokus kulturën dhe komunikimin.